|
Lemeria e paralajmėruar Shpėrthim shkatėrrues pranė Tiranės. 5 tė vdekur, 243 tė plagosur. Evakuohen banorėt e disa fshatrave Mesdita e djeshme ka rezultuar fatale pėr tė paktėn pesė persona qė kanė humbur jetėn, teksa nė mėnyrė tė papritur ambientet e repartit ushtarak nė Gėrdec tė Vorės janė bėrė qendėr e shpėrthimit tė municioneve qė ndodheshin aty pėr tu shpėrbėrė. Rreth orės 12:00, nė repartin ushtarak, i cili ndodhet jo shumė larg autostradės Tiranė-Durrės, pėr arsye qė ende nuk dihen ka ndodhur njė shpėrthim i fuqishėm, i cili ka shkaktuar dėme njerėzore dhe materiale deri nė Vorė dhe nė disa biznese qė ndodhen pėrgjatė autostradės. Sipas burimeve jozyrtare, nė momentin e shpėrthimin nė repart ishin ndodheshin 110 punėtorė, por pėr fat tė mirė kanė qenė nė kohėn e pushimit dhe kjo e ka ndihmuar njė pjesė tė mirė tė tyre tė largohet me dėmtime tė lehta.
Deri nė orėt e vona tė mbrėmjes zyrtarisht ishte konfirmuar vdekja e pesė personave, identiteti i tė cilėve gjithsesi nuk ishte bėrė publik. Por tė gjitha gjasat janė qė ky numėr tė rritet ndjeshėm nė orėt nė vazhdim, e veēanėrisht nė momentin kur shpėrthimet do tė pushojnė dhe do tė jetė e mundur tė bėhet njė verifikim i saktė i situatės nė vendngjarje. Ndėrkaq, numri i tė plagosurve dhe tė lėnduarve ka qenė mė i madh dhe ka kaluar 200. Pėrveē njė pjese tė punėtorėve qė ishin nė repart nė momentin e shpėrthimit, janė plagosur edhe banorė tė fshatit Gėrdec, si dhe banorė tė Vorės, ku shpėrthimi ėshtė pėrjetuar si njė tėrmet. Viktima janė bėrė edhe pasagjerėt e njė autobusi qė udhėtonte drejt Durrėsit, si dhe disa persona tė tjerė qė kanė qenė duke kaluar me automjetet e tyre nė atė pjesė tė autostradės qė ėshtė mė afėr repartit ushtarak. Mjaft banesa tė Gėrdecit janė dėmtuar rėndė dhe po ashtu dėmtime materiale, si thyerje xhamash dhe shkatėrrime vetratash ka pasur deri nė njė rreze prej 5-8 kilometrash nė fshatrat Maminas dhe Radė. Ndėrkaq, njė situatė paniku ka mbizotėruar pėrgjatė gjithė ditės nė tė gjitha zonat e banuara rreth vendngjarjes.
Motivet e tragjedisė janė ende mister. Sigurisht qė pista mė kryesore e dyshimeve ėshtė ajo e njė gabimi njerėzor gjatė procesit tė ēmontimit, por vjetėrsia e municioneve qė gjendeshin nė kėtė repart lė shteg edhe pėr tė tjera pista. Ajo qė dihet me siguri ėshtė se reparti ushtarak ėshtė ndėrtuar nė kohėn e sistemit komunist dhe ka funksionuar si i tillė pėr rreth 40 vjet. Gati njė vit mė parė ai ishte kthyer nė njė qendėr pėr ēmontimin e municioneve luftarake. Kėtu mblidheshin municione, kryesisht tė vjetėruara dhe tė dala jashtė pėrdorimit nga tė gjitha repartet ushtarake tė vendit dhe mė pas njė firmė e kontraktuar nga shteti merrej me procesin e ēmontimit tė tyre. Sipas burimeve zyrtare nė kėtė qendėr, qė prej hapjes sė saj janė demontuar rreth 6500 tonė municione luftarake. Lidhur me sasinė e municioneve qė ndodheshin aty, burimet thanė se ai arrinte deri nė 3 mijė tonė predha tė kalibrit 100-152 mm. Nė repart punonin rreth 300 punėtorė, burra dhe gra, tė cilėt ishin banorė tė fshatrave pėrreth.
I huaji
Bashkė me katėr kolegė asistonte punėn nė repart
Mes tė plagosurve, nė spitalin turk njė specialist amerikan
Financimi
Qeveria amerikane, financuese e projektit pėr shkatėrrimin e municioneve tė vjetra luftarake dhe armėve kimike
Pesė specialistė amerikanė duket se kanė qenė nė repartin ushtarak tė Gėrdecit nė momentin fatkeq tė shpėrthimit. Burime tė besueshme thanė pėr "Shqip" se njė nga specialistėt ushtarakė ėshtė plagosur nga shpėrthimi dhe ėshtė dėrguar me urgjencė nė spital. Ai ka marrė ndihmėn mjekėsore nė spitalin turk, i cili ndodhet nė ambientet e Spitalit Ushtarak nė Tiranė dhe aktualisht ndodhet jashtė rrezikut pėr jetėn. Specialistėt e huaj duket se kanė pasur detyrėn e monitorimit dhe asistimit tė specialistėve shqiptarė nė punėn e vėshtirė tė ēmontimit tė municioneve luftarake. Ndonėse plagosja e specialistit amerikan nuk ėshtė konfirmuar ende zyrtarisht, Ministria e Mbrojtjes ka pranuar se midis qeverisė shqiptare dhe asaj amerikane ėshtė firmosur njė memorandum bashkėpunimi pėr shkatėrrimin e tė gjitha municioneve luftarake tė vjetra qė ndodhen ende nė depot e reparteve ushtarake shqiptare. Nė kėtė marrėveshje saktėsohet se objekt i shkatėrrimit do tė jenė armėt kimike, municionet qė janė tė papėrdorshme, si dhe ato qė janė mbajtur nė kushte tė papėrshtatshme. I gjithė projekti pėr shkatėrrimin e kėtyre municioneve financohet nga qeveria amerikane, ēka dhe hedh dritė mbi motivet e prezencės sė specialistėve tė huaj nė repartin e Gėrdecit. Gjithsesi, pėr fat tė mirė ata duket se kanė shpėtuar pa dėmtime serioze, me pėrjashtim tė njėrit, i cili ėshtė plagosur lehtė.
Kryeministri: Po pėrpiqemi tė identifikojmė punėtorėt
Midis dy shpėrthimeve ka pasur njė distancė prej 10 minutash, tė cilėn shumė punėtorė e kanė shfrytėzuar pėr tu larguar
Identifikimi i punėtorėve qė kanė qenė nė repart nė momentin e shpėrthimit, si dhe i atyre qė kanė mundur tė shpėtojnė, ka rezultuar mė i vėshtirė nga sa mendohej. Nė njė njoftim qė ka mbėrritur nga zyra e Kryeministrit, rreth orės 19:00 tė ditės sė djeshme, thuhet se "po bėhen pėrpjekje pėr tu identifikuar njė nga njė tė gjithė punėtorėt, por situata ėshtė e vėshtirė dhe vazhdojnė shpėrthimet". Ajo qė ėshtė bėrė e mundur tė sqarohej deri nė orėt e vona tė mbrėmjes sė djeshme ka qenė fakti se nė momentin e shpėrthimit nė repart kanė qenė 110 punėtorė. Nxjerrja e njė liste tė saktė tė punėtorėve qė janė larguar nga vendngjarja pas shpėrthimit do tė bėnte tė mundur krijimin e njė ideje tė qartė pėr numrin e personave tė humbur dhe pėr pėrmasat e vėrteta tė kėsaj tragjedie.
Gjithsesi, Kryeministria duket se ka dashur tė qetėsojė opinionin publik teksa nė tė njėjtin njoftim bėn tė ditur se "se midis shpėrthimit tė parė dhe shpėrthimit tė dytė ka pasur njė distancė kohore prej 10 minutash, tė cilėn shumė prej punėtorėve e kanė shfrytėzuar pėr tu larguar nga vendi i ngjarjes". Tė gjitha deklarimet e zyrtarėve duket se u referohen dėshmitarėve okularė tė cilėt kanė qenė nė vendngjarje. Rreth orės 15:00, Kryeministri kishte deklaruar nė ambientet e Spitalit Ushtarak nė Tiranė se megjithėse nuk kishte statistika tė sakta, mendohej qė numri i viktimave do tė ishte i konsiderueshėm.
Evakuohet Gėrdeci, shpėrthimet
vazhdojnė gjatė gjithė natės
"Sa kisha dalė nga dera e jashtme e fabrikės, kur dėgjova njė shpėrthim shumė tė fortė. Pastaj njė valė e nxehtė mė hodhi tutje. Nuk e di se si ika...". Fjalėt e tij ndėrpriten nga njė e qarė qė e kap nė moment, teksa kujtohet se aty brenda ka lėnė njerėzit e familjes dhe tė afėrm tė tij. Miqtė e tij e marrin pėrkrahu dhe nuk arrijmė ta pyesim as se si e ka emrin, pasi shikimet e tyre tė mėrzitura shoqėrohen edhe me ndonjė fjalė revolte nė drejtim tė interesimit tonė. Djaloshi me njė kapele gri nė kokė, qė duket se ėshtė njė nga punėtorėt e repartit ushtarak, ėshtė shprehja mė e mirė e gjendjes sė panikut dhe shokimit qė mbizotėronte nė fshatin Gėrdec. Shumė banorė interesoheshin pėr tė afėrmit e tyre qė kishin qenė nė punė nė fabrikė, ndėrsa mė tė shumtit nxitonin tė largoheshin nga zhurma e madhe qė shkaktonin shpėrthimet e pandėrprera. Banesat rreth repartit ushtarak janė ndėrtime tė reja, tė ngritura vitet e fundit dhe nuk dihet nėse ka pasur ndonjė kontroll lidhur me rrezikshmėrinė e zonės, pėrpara se tė lejohej ndėrtimi i tyre.
Nė vendngjarje kishin mbėrritur mė shumė se 25 autoambulanca si dhe disa helikopterė pėr tė mundėsuar dhėnien e ndihmės sė parė pėr tė plagosurit. Po ashtu, makinat zjarrfikėse lėviznin me nxitim drejt repartit ushtarak. Ndėrkaq, rreth mesditės ministri i Brendshėm, Bujar Nishani, komunikoi urdhrin qė u ishte dhėnė forcave tė policisė dhe ushtrisė pėr tė evakuuar tė gjithė zonėn. Sipas tij, policia ishte duke kontrolluar tė gjitha shtėpitė njė nga njė, pėr tė larguar tė gjithė njerėzit prej tyre. Me gjithė garancitė e dhėna nga Nishani, se fshati ishte boshatisur, nė orėt e pasdites qytetarė tė ndryshėm kanė telefonuar nė redaksitė e televizioneve private pėr tė kėrkuar ndihmė, pasi ishin bllokuar nė banesat e tyre. Nėpėrmjet komunikimit direkt njė pjesė e tyre kanė bėrė tė ditur vendndodhjen e tyre dhe ėshtė arritur qė tė largohen me helikopterėt e vėnė nė dispozicion. Shpėrthimet kanė vazhduar gjatė gjithė natės sė mbrėmshme. Me rėnien e errėsirės, flakėt qė dilnin nga reparti janė bėrė mė tė dukshme, ndėrsa zhurma vazhdonte tė ishte e madhe.
Paniku
Dritare dhe fasada tė shkatėrruara. Policia patrullon rrugėt pėr tė ruajtur shtėpitė nga hajdutėt
Vora, qyteti i boshatisur. Banorėt ikin
nga frika e njė shpėrthimi mė tė fortė
Njė varg i gjatė me burra, gra e fėmijė, qė ecin mė kėmbė buzė autostradės Tiranė-Durrės, tė sjell ndėrmend pamjet qė mė sė shumti i kemi parė nė zonat e luftės. Nė fakt, situata qė mbizotėronte dje nė drekė nė qytetin e vogėl tė Vorės, vetėm 20 kilometra larg nga kryeqyteti Tiranė, i pėrngjante shumė asaj tė luftės. Autostrada e bllokuar nga policia e bėnte edhe mė tė vėshtirė kalimin, ndėrsa xhamat e thyer tė ndėrtesave buzė rrugės tė linin tė kuptoje se sa i fortė kishte qenė shpėrthimi. Sapo mbėrrijmė te postblloku i policisė, afėr pikės sė karburantit nė Vorė, sytė tė zėnė njerėz tė shqetėsuar, njė pjesė e tė cilėve qajnė. "E kemi shtėpinė shumė afėr repartit. Babi im ka njė lokal dhe sot aty kishte dasmė", tregon ndėrsa qan me dėnesė vajza e familjes Muka. Ajo ėshtė e martuar dhe nuk jeton nė Gėrdec, por ka ardhur me nxitim sapo ka marrė vesh lajmin. Pak mė tutje dikush pėrpiqet tė lidhet nė telefon me njerėzit e tij nė fshat, por linja e telefonit nuk punon dhe ai shpreh dėshpėrimin e tij duke sharė vėnēe. Ndėrkohė, nė autostradė, ambulanca, makina policie, zjarrfikėse, lėvizin me shpejtėsi dhe sirena nė kupė tė qiellit.
"Isha nė shtėpi kur ndodhi shpėrthimi. U dėgjua njė zhurmė e madhe. Unė dola nė dritare tė shikoja, kur nga shpėrthimi pallati lėvizi i gjithi. Xhamat e dritareve u thyen, dyert e ballkonit u shpartalluan, ndėrsa vala goditėse mė pėrplasi nė mur. Pastaj dolėm nga shtėpia, por nuk u larguam nga Vora". Muharremin, njė burrė rreth tė 60-tave, e takojmė te kioska ku shiten gazetat. Ai thotė se shpėrthimi ishte aq i fuqishėm, sa i ėshtė dukur si bombe atomike. "Po ēmė pyet mua o bir. Shiko dyqanet si janė bėrė", thotė Nesimi, njė i moshuar, i cili ka ardhur tė flasė nė telefon me tė birin, qė ka shkuar nė Tiranė tė mjekohet, pasi nga shpėrthimi i ka rėnė dera nė kokė. Njė sirenė alarmi qė dėgjohet pa pushim vjen nga zyrat e njė banke private, dyert dhe dritaret e sė cilės janė shkatėrruar nga shpėrthimi. Pėrpara saj dy policė na thonė se po ruajnė jo vetėm bankėn, por edhe dyqanet, qepenat e tė cilave janė shqyer krejt.
Rrugėt e qytetit janė krejt tė braktisura. Njė pjesė e dyqaneve duket se kanė qenė tė hapura nė mėngjes, por pronarėt e tyre janė larguar me nxitim pas shpėrthimit, madje duke e lėnė edhe mallin jashtė. "Po kush kishte nge pėr mallin mor djalė. Kėtu ikėn tė gjithė mė vrap. I kanė lėnė shtėpitė hapur dhe kanė ikur nė Tiranė", thotė njė grua e moshuar. Diku rreth orė 14:30 lajmi se keqbėrės kishin filluar tė vidhnin shtėpitė e boshatisura i ka bėrė uniformat blu qė tė fillonin tė patrullonin rrugėt e qytetit. "Mirė do ishte qė njerėzit tė ktheheshin, se ne patrullojmė rrugėt, por nuk e dimė se ēbėhet brenda pallateve", thotė njė polici i ri nė moshė, i cili mendon se tashmė rreziku ka kaluar. Por fjalėt e pėrhapura se njė shpėrthim edhe mė i fortė do tė ndodhte, ua kishte shtirė frikėn edhe atyre pak njerėzve qė kishin mbetur. Njė burrė rreth tė 40-tave dukej se po i jepte ultimatum tė shoqes: "As mos tė shkojė nė mendje tė vish. Mua nuk mė gjen gjė. Ti shiko vajzat. Ik tani mos harxho kot...", dhe e mbyll celularin. Paniku i pėrhapur te banorėt e Vorės, duket se do tė jetė pasoja mė e lehtė pas atij shpėrthimi aq tė fuqishėm. Kur tė kthehen nė banesat e tyre dhe frika tu ketė kaluar disi, ata me siguri do tė fillojnė tė bėjnė llogaritė e dėmeve ekonomike qė u ka kushtuar kjo ngjarje e rėndė.
Nesim Xhanari
Nė orėn 12 fiks shpėrtheu dhe na theu dyer e dritare. Djali u ngrit nga vendi dhe dera e goditi nė kokė, ja mu kėtu (tregon me dorė mesin e ballit tė tij). Tani ka shkuar pėr tu mjekuar nė Tiranė. E pėrcolla me gjithė nusen. Kam mbetur vetėm unė me plakėn. Nė shtėpi ėshtė bėrė katastrofė. Unė jetoj nė shtėpi private, nė rrėzė tė kodrės dhe mė ka mbrojtur njė ēikė kodra, po tė tjerėt... Kanė ikur tė gjithė banorėt, kanė shkuar nė Tiranė. Njė panik i tmerrshėm. Pjesa mė e madhe e shtėpive janė me dyer hapur. U dėgjuan dy shpėrthime shumė tė forta, me njė diferencė rreth 20 minuta nga njėri-tjetri. Ato e kanė bėrė gjithė kėtė. Tė tjerat jo. Ishin mė tė lehta.
Ramiz Leka
U hapėn fjalė qė do ketė njė shpėrthim edhe mė tė fortė dhe njerėzit kanė ikur nga frika. Ndėrsa askush nga shteti nuk u doli pėr zot. Policia ishte shumė indiferente dhe nuk e vrau mendjen as pėr ato bankat qė janė aty nė qendėr tė cilave iu shkatėrruan dyert nga shpėrthimi. Bile edhe Kesh-i ėshtė treguar shumė indiferent. Ata duhet tė ndėrprisnin korrentin menjėherė. Se njerėzit kishin ndezur televizorė, soba, lavatriēe... Kalamajtė ishin duke u larė nė dush dhe kishte rrezik tė ndodhte ndonjė tragjedi tjetėr. Se shpėrthimi ishte shumė i fortė dhe kėtu te ne u ndie si njė tėrmet. U tundėn pallatet vendit.
|


|