|
Kryebashkiaku i Himarės, Bollano, zgjidhet kryetar i OMONIA-s Sarandė, minoritarėt grekė bėjnė bilancin e organizatės politike Pėr omonistėt, 8 Marsi ka qenė dita e mbajtjes sė punimeve tė Konferencės sė 7-tė zgjedhore. Ajo ėshtė zhvilluar nė kinoteatrin "Butrinti" tė Sarandės. Pjesėmarrės nė tė kanė qenė delegatė nga pjesa mė e madhe e rretheve tė vendit, ku kjo organizatė politiko-etniko-kulturore ka degėt e saj. Nė ēelje tė konferencės delegatėt janė ngritur nė kėmbė dhe kanė kėnduar himnin grek, ndėrkohė flamuri grek, i gjendur pranė foltores, ka pasur nė krah edhe atė shqiptar e tė Bashkimit Evropian. Konsulli i pėrgjithshėm i Greqisė nė Gjirokastėr, Hristos Mandellos, ka pėrshėndetur punimet e saj, duke i vlerėsuar ato shumė tė rėndėsishme, e duke premtuar se "Greqia do tė jetė pranė jush". Kreu i PBDNJ-sė, Vangjel Dule, nė pėrshėndetjen e tij ka evokuar vitet e para tė aktivitetit shumė tė gjallė tė organizatės OMONIA dhe ka shprehur dėshirėn qė konferenca tė shėrbejė si ēast reflektimi dhe si pasqyrė pėr tė parė rrugėn e bėrė dhe se ku duhet ecur nė tė ardhmen. Stacione tė rėndėsishme tė rrugės sė pėrshkuar ai ka quajtur vitin 1994, qė lidhet me burgosjen e 5 krerėve tė OMONIA-s, vitin 1997 e 1999-ėn, si vite krizash, qė e ēuan zhvillimin disa dhjetėvjeēarė prapa. Dule ka siguruar se PBDNJ ka qenė nė shprehje dhe nė mbrojtje tė tė drejtave tė tė gjitha minoriteteve nė tėrėsi dhe tė atij grek nė veēanti, se ėshtė krijesė e tij dhe e tillė do tė mbetet. Ndėrkohė Dule ka qenė kritik ndaj disave qė mendojnė se OMONIA ekziston kur ata ekzistojnė dhe kanė poste drejtimi nė tė".
Analizėn e veprimtarisė sė OMONIA-s e ka bėrė Jani Jani, i cili u ndal nė disa nga momentet mė tė rėndėsishme tė tė drejtave dhe identitetit etnik e kulturor tė pakicės kombėtare greke nė Shqipėri. Nė vlerėsimin e tij janė konsideruar fryt i punės sė OMONIA-s vendosja e tabelave nė gjuhėn greke pėrgjatė autostradės Gjirokastėr-Kakavijė, vendimi historik pėr dyshtetėsinė, i marrė nga qeveria "Karamanlis". Por ai ka dėnuar sulmin e vitit 2005 mbi kryqin e Xarrės, shfaqjet raciste nė sport etj. Kreu i OMONIA-s, i dorėhequr pak kohė mė parė, nė mėnyrė tė hollėsishme ėshtė ndalur nė analizėn e aksioneve zgjedhore pėr deputetė nė vitin 2005 dhe ato pėr qeverisjen vendore tė vitit 2007. "Rezultate tė mira" ai ka cilėsuar marrjen e Bashkisė sė Himarės, tė deputetit tė zonės elektorale 98, Himarė-Delvinė (Spiro Peēi ka qenė nė presidiumin e Konferencės), si dhe marrjen e disa komunave nė Vurg tė Sarandės e nė Dropull tė Gjirokastrės.
Nė konferencė e mori fjalėn edhe Kosta Barka, sekretar i pėrgjithshėm i OMONIA-s dhe ministėr i Punės, Ēėshtjeve Sociale dhe Shanseve tė Barabarta, i cili tha se vendi ka nevojė pėr shėrbime dhe ne duhet tė vihemi nė shėrbim tė zhvillimit. Apeli i Barkės ka qenė qė mendimet e intelektualėve qė aderojnė nė OMONIA, tė mos bėhen shkas pėr ndarje dhe vėnie pėrballė njėri-tjetrit, duke provokuar situata pėrēarėse. Kristaq Kali, Vasil Marga, Dhimitėr Qiqi, Vangjel Zafirati, Theodhori Bezhani, Mihal Naēi, etj., kanė sjellė pėrvojėn e tyre tė grumbulluar nė vite nė drejtimin e OMONIA-s. Ndėrsa Petraq Bereti, ish-kryetar i saj nė Sarandė, nė vitet e para tė jetės sė saj, e ka quajtur hipokrizi dhe komedi zhvillimin e Konferencės sė djeshme, nisur nga fakti qė atė e ka drejtuar Jani Jani, i cili ka bėrė publike dorėheqjen e tij tė parevokueshme, ndėrkohė qė i ėshtė kthyer asaj "i penduar" dy muaj mė vonė. Ziso Lluci, njė nga nismėtarėt e lėvizjes reformuese kohėt e fundit nė OMONIA tha se, me gjithė mbetjen e tyre nė minorancė, ėshtė pozitive se u pranua teza e tyre pėr njė OMONIA tė hapur dhe kalimi gradual nė kristalizimin dhe zbatimin e kėrkesės qė drejtuesit tė zgjidhen me votim popullor e tė drejtpėrdrejtė, sipas parimit "njė minoritar-njė votė". Ndryshimet u pranuan nė statut e program.
Pas njė procesi tė rregullt votimi, nė pėrfundim tė numėrimit tė votave tė delegatėve pjesėmarrės nė Konferencėn e 7-tė, nė krye tė organizatės ka ardhur Vasil Bollano, i cili ka qenė kandidatura e vetme e paraqitur. Por mandati i tij ėshtė i kufizuar brenda 2008-ės, pasi nė harkun kohor tė kėtij viti u deklarua se do tė bėhen zgjedhje tė reja, tė cilat do tė vijnė pas ngritjes sė njė sekretarie teknike, qė do tė pėrpunojė ndryshimet e kėrkuara nė statut e program dhe nė strukturėn e forumeve drejtuese dhe kontrolluese. Brenda 6 muajve do tė bėhet miratimi i kėtyre ndryshimeve, e mbi kėtė bazė brenda vitit njė konferencė tjetėr zgjedhore do tė bėjė zgjedhjen e drejtuesve tė rinj.
|


|