. .
  09/01/2008
 
   
Faqja e pare
Politike
Aktualitet
Sociale
Ekonomi
Rajoni
Bota
Kulture
Sport
 
Komente
Reportazhe
NDRYSHE
 
Forum
Chat
 
Parashikimi i motit
Horoskopi
Kembimi valutor
 
top-channel.tv
topalbaniaradio.com
digitalb.al
 
Kontakt



Islami: Duhen negociata pėr tė dalė nga izolimi i vizave

Debate nė Shkup pas vendimit. Partitė shqiptare: Tė anulohet

Diplomacia shqiptare duhet tė fillojė njė fushatė intensive negociatash me Brukselin dhe vendet e rajonit, pėr tė shpėtuar nga izolimi. Ky ėshtė vlerėsimi qė ish-ministri i Jashtėm, Kastriot Islami, dha dje nė njė intervistė pėr gazetėn "Shqip". Sipas tij, suksesi i diplomacisė varet fuqimisht nga suksesi i qeverisė pėr tė plotėsuar tė gjitha "detyrat e shtėpisė" tė vendosura nga Brukseli.

Zoti Islami, ndėrsa Shqipėria aspiron tė bėhet pjesė e Bashkimit Evropian, sa ndikon negativisht fakti se 13 shtete tė bashkimit nuk kanė pėrfaqėsim nė vendin tonė me ambasada, duke na mbuluar kėshtu nga Italia dhe Greqia?

Nė Bashkimin Evropian vetėm kohėt e fundit janė bėrė 12 vende tė reja anėtare. Shqipėria ėshtė njė vend i vogėl dhe jo anėtar i BE-sė. Pėr njė shtet me pėrmasa mesatare, apo tė vogėl tė Bashkimit Evropian, ėshtė njė vendimmarrje komplekse, politike e financiare hapja e njė ambasade nė njė vend si Shqipėria. Perspektiva e tė gjitha vendeve tė BE-sė ėshtė qė tė kenė pėrfaqėsi reciprokisht nė tė gjitha vendet e BE-sė. Kjo strategji ėshtė edhe pėr politikėn e jashtme tė Shqipėrisė. Natyrisht do tė ishte me e preferueshme dhe efikase qė tė gjitha vendet e BE-sė tė kishin pėrfaqėsi nė Tiranė, por sidoqoftė nuk mendoj se kjo ka ndikim negativ. Aq mė tepėr qė vullneti reciprok ekziston dhe kjo perspektivė ėshtė e sigurt. Natyrisht, nė drejtim tė marrjes sė vizave dhe tė lehtėsimit tė kėtij procesi kjo mungesė ka ndikim.

Shteti shqiptar ka reklamuar si tejet pozitive marrėveshjen pėr lehtėsimin e vizave mes Shqipėrisė dhe vendeve tė Shengenit. Nė fakt, a mendoni se do mund tė zbatohet ky dokument duke pasur parasysh problemet qė kemi me kartat e identitetit, dokumentet lehtėsisht tė falsifikueshme etj?

Besoj se ka dhe do tė ketė ndikim jopozitiv nė tė gjithė kėtė proces tė lehtėsimit, ndėrkohė qė procesi i liberalizimit nuk mund tė imagjinohet pa plotėsuar kėto dhe disa kushte tė tjera.

Nėse hedhim njė vėshtrim nė vendet e rajonit, shohim se Shqipėria mund tė udhėtojė pa vizė vetėm drejt Malit tė Zi. Sė fundmi Maqedonia ėshtė shprehur pėr vendosjen e regjimit tė vizave dhe kushte tė tjera tė njėjta me vendet e Shengenit. Si e gjykoni kėtė vendim tė shtetit fqinj?

Ky ėshtė njė shqetėsim real. Fakti qė rajoni i Ballkanit Perėndimor mbetet i fundit nė procesin e integrimit nė BE, ka bėrė tė pashmangshme kėtė situatė. Dhe sapo njė shtet i kėtij rajoni, siē ėshtė rasti sė fundmi i Maqedonisė, pėrgatitet tė marrė statusin e vendit kandidat pėr anėtarėsim, atėherė ai detyrohet tė aplikojė standardet e Shengenit, qė kanė pasoja mbi vendet e tjera e natyrisht direkt mbi fqinjėt. Ky njihet si fenomeni i zhvendosjes sė kufirit evropian drejt vendeve joanėtare, duke krijuar iluzionin e izolimit pėr njė numėr gjithnjė e mė tė vogėl vendesh. Paralelisht BE-ja ka filluar tė aplikojė regjimin e lehtėsimit tė vizave pėr Ballkanin Perėndimor, pikėrisht pėr tė zbutur edhe efektet e kėsaj dukurie. Kritikat ndaj qeverisė do tė ishin nė drejtim tė plotėsimit tė kushteve qė kėrkohen nga BE-ja pėr tė garantuar lehtėsimin dhe/ose nė drejtim tė mungesės sė efikasitetit pėr tė negociuar pėr kėtė ēėshtje tė ndjeshme.

Teksa udhėtojnė drejt Shqipėrisė, duket se kanė nevojė vetėm shtetasit e Serbisė dhe Malit tė Zi. Tė tjerėt janė pa viza. Cili mendoni se duhet tė jetė qėndrimi i palės shqiptare nė kėtė kontekst dhe a do ishte zgjidhje vendosja reciproke e regjimit tė vizave?

Shqipėria, duke qenė e ndėrgjegjshme pėr axhendėn dhe kalendarin e integrimit tė saj nė BE, ka aplikuar njė politikė liberale vizash pėr hyrjet nė Shqipėri. Dhe besoj se kjo ka qenė e drejtė. Por nga ana tjetėr ajo nuk ka qenė e suksesshme tė sigurojė reciprocitet, sė paku me vende qė ndodheshin nė tė njėjtin stad integrimi me vendin tonė. Duhet pasur parasysh se nė kėtė vendimmarrje, pėr disa nga vendet fqinje ėshtė pasur parasysh edhe prezenca e shtetasve me kombėsi shqiptare. Tani duhet njė veprim intensiv dhe pro aktiv i diplomacisė shqiptare si nė negocimin me Brukselin, ashtu edhe me tė gjitha vendet e rajonit qė nuk janė pjesė e BE-sė pėr tė dalė nga kjo situatė izolimi. Natyrisht, suksesi i diplomacisė varet fuqimisht nga suksesi i qeverisė pėr tė plotėsuar tė gjitha "detyrat e shtėpisė" tė vendosura nga Brukseli, qė mė duket se ka ngadalėsi e mangėsi. Dhe mesa duket angazhimi ėshtė ende i pamjaftueshėm. Ky ėshtė njė sektor ku demagogjia e qeverisė nuk funksion dhe paaftėsia e saj lehtėsisht evidentohet.


Humbja

Pasojat e vizave maqedonase


Vendimi i qeverisė maqedonase pėr tė rivendosur regjimin e vizave me Shqipėrinė pėrmes garancisė ėshtė vetėm njė pengesė burokratike qė do tė vėshtirėsojė lėvizjen e lirė tė njerėzve dhe mallrave nga tė dyja krahėt, qė do tė ketė edhe kostot e veta ekonomike. Por cila palė do tė jetė mė e humbur nga ky vendim?

Shkėmbimet tregtare mes Shqipėrisė dhe Maqedonisė pėr vitin 2006 arritėn nė 60 milionė euro. Deficiti tregtar i Shqipėrisė me Maqedoninė ishte gati 40 milionė euro, duke dėshmuar se kanė qenė fqinjėt ata tė cilėt kanė pėrfituar mė shumė nga tregtia mes dy vendeve tona. Nė kėtė kuptim, njė barrierė ndaj kėsaj tregtie do tė pėrcillte mė shume kosto te fqinjėt tanė lindorė. Edhe nga renditja e vendeve me tė cilat Shqipėria zhvillon shkėmbime tregtare, Maqedonia zė vendin e 9 nga 14 vende me tė cilat Shqipėria kryen shumicėn e marrėdhėnieve tregtare me 54 milionė euro eksporte pėr periudhėn janar-nėntor 2007. Krahasuar me vendet e rajonit, Maqedonia figuron ndėr eksportuesit mė tė mėdhenj nė Shqipėri.



Polemika nė Shkup pėr vizat. Shqiptarėt: Tė anulohet vendimi



Vendimi i qeverisė sė Shkupit pėr tė vendosur viza pėr qytetarėt shqiptarė ka ngjallur polemika tė shumta nė Maqedoni, ku subjektet shqiptare kanė akuzuar ashpėr qeverinė konservatore tė Kryeministrit Nikolla Gruevski. E para qė ka deklaruar dje ka qenė Bashkimi Demokratik i Shqiptarėve, e drejtuar nga Bardhyl Mahmuti, ish-drejtues i PDSH-sė sė Menduh Thaēit. Nė deklaratėn e djeshme, kreu i BDSH-sė, Bardhyl Mahmuti, theksoi se "vendimi qė tė aplikohen vizat ndaj qytetarėve tė Shqipėrisė nė mėnyrė analogjike si shtetet e BE-sė dėshmon se kjo logjikė antishqiptare merr edhe dimension strategjik nė kėtė moment, kur tė gjitha vendet qė synojnė integrimet euro-atlantike duhet tė pėrmbushin kriteret e funksionimit nė pėrputhje me vlerat perėndimore. Nė kundėrshtim tė plotė me tė gjitha sugjerimet e institucioneve euro-atlantike qė tė zgjerohet bashkėpunimi dhe fryma e integrimeve rajonale, ku liria e qarkullimit tė njerėzve, mallrave dhe vlerave tė dominojnė pėrballė tendencave izolacioniste, qeveria e Maqedonisė merr vendim pėr ndryshimin e regjimit tė vizave, me qėllim qė tė pengojė qarkullimin e lirė tė njerėzve, vlerave dhe sidomos tė mallrave nė rast tė bllokimit serb". Sipas Mahmutit, ky vendim paraqet njė provokim tė radhės nė vazhdėn e provokimeve tė qeverisė antishqiptare VMRO-PDSH. Bashkimi Demokratik Shqiptar dėnon ashpėr kėtė politikė dhe tė gjithė demokratėt qė tė ushtrojnė presion pėr anulimin e kėtij vendimi. Marrėdhėniet e Maqedonisė me Kosovėn dhe Shqipėrinė nuk mund tė jenė ekskluzivitet i vendimeve tė institucioneve shtetėrore tė kėtij shteti. Pa konsensus me shqiptarėt, vendimet e institucioneve shtetėrore, ku dominon logjika e funksionimit antishqiptar, janė vendime tė njėanshme dhe nuk kontribuojnė pėr stabilitetin e vendit dhe tė rajonit. Ndėrkaq, i menjėhershėm ka qenė edhe reagimi i biznesmenėve shqiptarė tė Maqedonisė. Tė organizuar nė Odėn ekonomike tė Maqedonisė Perėndimore, biznesmenėt shqiptarė deklarojnė se "pėrderisa shtetet fqinje janė edhe partnerėt mė tė mėdhenj tė vendit tonė nė ekonomi, njė vendim i tillė do tė ketė rrjedhoja serioze nė ekonominė tonė. Prandaj, kėrkojmė nga qeveria ta shfuqizojė vendimin dhe tė heqė regjimin e vizave, pėr tė ndihmuar lėvizjet pozitive ekonomike, tė cilat tashmė dallohen qartė nė Maqedoni".

Pasaportat

Ndėrkaq, Shkupi zyrtar pėrdor standarde tė dyfishta pėr lėvizjen e lirė tė shtetasve. Rreth 1550 shtetas shqiptarė janė pajisur me shtetėsi tė Maqedonisė dhe kjo ėshtė ndėrmjetėsuar nė tė shumtėn e rasteve nga njė shoqatė lokale e minoritetit maqedonas, "Prespa". Kėtė e deklaron anėtari i kryesisė sė shoqatės "Prespa", Petro Shkėmbi. Sipas tij, pajisja me pasaportėn maqedonase ėshtė tepėr e thjeshtė pėr banorėt e zonės pranė kufirit. Anėtari i kryesisė sė shoqatės maqedonase, "Prespa", qė funksionon nė Prespė dhe Pogradec, Petro Shkėmbi, thotė se qė tė marrėsh shtetėsinė maqedonase, duhet vetėm njė kėrkesė nga shoqata dhe certifikata nga gjendja civile e Pogradecit.




 

© Gazeta Shqip - 2006-2008