Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Zgjedhje 2021

Zgjedhjet/ SHBA merr situatën në dorë, Palmer takim online me Ramën, Bashën dhe Metën

Zgjedhjet/ SHBA merr situatën në dorë, Palmer takim online me

Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA Mattheë Palmer do të zhvillojë sot një "vizitë virtuale" në Shqipëri. Ai do të takohet me Presidentin Meta, Kryeministrin Rama dhe Kryetarin e Partisë Demokratike Basha për të diskutuar mbi përparësitë e Shteteve të Bashkuara, përfshirë pritshmëritë për zgjedhjet e 25 prillit.

Lajmin e bën të ditur ambasada amerikanë në Tiranë, nëpërmjet faqes zyrtare në Facebook. 

"Zv.Ndihmës Sekretari Palmer do të takohet gjithashtu me kampionët e reformës në drejtësi. Ai do ta përfundojë vizitën e tij me një tryezë të rrumbullakët me gazetarë, të cilët kanë marrë pjesë në programet e shkëmbimit dhe trajnimit të SHBA", thuhet në këtë njoftim

Zyrtari i lartë i DASH pritet të japë mesazhet e qartë të qeverisë amerikanë në lidhjet me zgjedhjet 25 prillit, ku padyshim do të kërkohet arritja e standardeve, mos ushtrimi i dhunës dhe një fushatë e klimë zgjedhore.

Edhe në zgjedhjet lokale, Palmer si zyrtari që angazhohet për çështjet e Ballkanit ka dha një mesazh të fortë ndaj politikës shqiptare, PD-së e cila bojkotoi zgjedhjet 2019-ës. Ai kërkoi që të mos ketë trazira në ditën e votimit dhe të respektohet procesi i votimit.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore