Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Zgjedhje 2021

Video/ Ramës ia vonojnë kafenë në Finiq dhe kapet me kamarierin: Ti kanis, kala? Kjo nuk është as...

Video/ Ramës ia vonojnë kafenë në Finiq dhe kapet me

Kryeministri Edi Rama është takuar ditën e sotme me disa minoritarë në bashkinë e Finiqit, të cilët i kanë adresuar disa nga problemet më të cilat hasen.

Në fokus të diskutimit të tyre ishte zhvillimi i turizmit dhe agro-turizmit në këtë zonë. Po ashtu edhe regjistrimi i pronave për ta ishte një problematike, ndërkohë që Rama i tha se këtë proces tashmë e ka nisur qeveria.

Rama ka përshëndetur kryebashkiakun e Finiqit, Leonida Kristo në takim në gjuhën greke duke i thënë ‘’Ti kanis, kala?’’.

Më pas Rama pa se nuk po i vinte kafja, dhe i tha kamarierit se kryebashkiaku i Finiqit e kishte marrë kafen kurse ai jo, dhe kjo as hile greke nuk është.

Pronari i lokalit: Nëse do të hapet kufiri, do të jenë të lirë të bëjnë shëtitje, nëse do të ketë mundësi të investohet në rrugë. Këtë kërkesë kisha!

Rama: Të them se e bëjmë rrugën tani për tani s’ta bëj dot. Po e deshe tani në sekond voto ato tjerët se ta bëjnë në sekond. Ulu! Ulu! Kjo zonë është fantastike për agro-turizëm.

Ndërkohë Rama ka shkëmbyer edhe batuta mes tyre, për shkak se nuk i kishin shërbyer kafe, dhe vetë banori po konsumonte kafe, gjë për të cilën kreu i qeverisë tha se as hile greke nuk mund të quhet.

Minoritari: Dua t’ju falënderoj për vizitën edhe kjo kafja do të na shërbejë për ti diskutuar më mirë problematikat që kemi.

Rama: Kjo kafja jote se kafja jonë s’ka ardhur! Mund të marrim edhe në kafe, Ku e ke pa ti që vjen këtu dhe i jep kafe këtij që është këtu dhe ne pa kafe. Ça është kjo se as hile greke nuk quhet.

Minoritari: Ishte një diskutim se si ta shërbenim me gotë apo me filxhan.

Rama: Ku po bënit diskutimin apo andej mbrapa si Kali i Trojës.

Minoritari: Dua t’ju falënderoj për tre projektet për ujin që keni marrë në Finiq. Duhet një zyrë e kadastrës në bashkinë e Finiqit.

Rama: Azhornimi i pronave ka nisur nga qeveria

Gjiknuri: 20% u janë dhënë titujt e pronësisë! Ato të tjerët thonë do të shfuqizojmë ligjin, kjo është shumë e rrezikshme, bëni shumë kujdes. Vërtetë procesi mund të kishte ecur më shpejt, por është vënë shina.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore