Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Zgjedhje 2021

U përplas ashpër me Metën/ Lefter Koka mesazh durrsakëve: Tramvaja e shpifjeve e mori përgjigjen, koha që…

U përplas ashpër me Metën/ Lefter Koka mesazh durrsakëve:

Lefter Koka është shpallur deputet në listën e PS-së. Ai më parë ishte deputeti i LSI-së në qarkun e Durrësit, por se këto votime iu bashkua projektit të PS-së.

Gjatë fushatës elektorale ai ka qenë më i sulmuari jo vetëm nga LSI-ja, por edhe nga presidenti Ilir Meta, duke përbërë kështu edhe një precedent ku një kryetar shteti fut hundët në zgjedhje.

Përmes një shënimi në facebook, Koka ka falënderuar të gjithë përkrahësit e tij, ndërsa thekson se “tramvaja e shpifjeve, e mllefit të shfrenuar, gjuha e urrejtjes, e mori përgjigjen në Durrës dhe gjithë Shqipërinë”.

Koka nuk pranoi të dorëzonte mandatin e deputetit të LSI-së, ku opozita dogji mandatet, kjo bëri që ta cilësonte të gabuar një vendim të tillë dhe më pas ai të bashkohej me PS-në.

FALEMINDERIT!

Nuk gjej dot fjalët e duhura për të shprehur mirënjohjen ndaj bashkëqytetarëve e mi, që besuan te vizioni i Partisë Socialiste dhe emrit tim, por garantoj se do të shpërblehet me punë, punë dhe vetëm punë në të mirë të qytetit dhe vendit tonë!

Tramvaja e shpifjeve, e mllefit të shfrenuar, gjuha e urrejtjes, e mori përgjigjen në Durrës dhe gjithë Shqipërinë!

Faleminderit strukturave të PS në Durrës, ekipit të vajzave dhe djemve që trokitën në çdo derë dhe zemër të qytetarëve, për t'i ftuar të bëheshin pjesë e vizionit të zhvillimit!

Besimi i gjithsecilit prej jush më vendos përpara përgjegjësisë së madhe për të shërbyer me devotshmëri, përkushtim dhe për të qenë zëri juaj i fuqishëm në Parlament! Koha që të shohim drejt të ardhmes, për Shqipërinë të ardhmen tonë!

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore