
"Të hapen kutitë", KAS nis procesin për kontestimet për qarkun e Beratit, debate mes LSI dhe PS
Kas ka nisur hapjen e materialeve, zgjedhore dhe fletëve të votimit për qarkun e Beratit. Përfaqësuesit e partive kanë keerkuar të marrin materialet zgjedhore dhe t'u jepet kohë t'i shikojnë.
Pritet që anëtarët e KAS të bëjnë verifikimin dhe shqyrtimin e dokumentacionit të këtyre qendrave votimi: QV 3446, QV 3431, QV 3445, QV 3318, QV 3275, QV 3270, QV 3287, QV 3307, QV 3472, QV 3473, QV 3482, QV 3325, QV 3456, QV 3440, QV 3330, QV 3441, QV 3433, QV 3328, QV 3429/1, QV 3518, QV 351, QV 3501, QV 3416/
Aktualisht janë hapur 6 kuti votimi, ndërkohë që KAS ka refuzuar të japë listën e zgjedhësve për shqyrtim përfaqswuesve të subjekteve politike me pretendimin se ka të dhëna konfindenciale të votuesve.
Ndërsa vijon hapja e kutive me materiale zgjedhore në mbledhjen e KAS, ka pasur debate mes përfaqësuesit të PS Eridian Salianji dhe atij të LSI Altin Kaziaj.
Tanimë, është duke ndodhur hapja e 24 kutive ku do të merren materialet zgjedhore: procesverbalet, regjistri i votuesve, shënimet e komisionerëve etj.
Dhe pas inspektimit të tyre do të vendoset nëse ka nevojë për rinumërim votash.
Kaziaj tha se është evidentuar fakti që në disa QV nuk ekziston regjistri me regjistrime e duke e konsideruar këtë si të qëllimshme.
Salianji ka kërkuar që procesi të ecë normalisht dhe ka sugjeruar që të mos nxirren pretendime që në fillim të procesit.
Debati:
Përfaqësuesi i LSI: Kur është mbyllur valixhja në qendrën e votimit, a janë hapur në KZAZ?
Përfaqësuesi i PS: JO
Përfaqësuesi i LSI: Prandaj lind dyshimi ynë në lidhje me numrin e votuesve që kanë qenë në atë qendër votimi ku s’ka pasur, një raport PEI dhe valixhja qenka hapur me iniciativë të KQZ në kuadër të kryqëzimit të të dhënave që është një kërkesë e kodit.
Përfaqësuesi i PS: Mbaroi procesi i votimit, përgatitet procesverbali dhe printohet raporti i mbyllet nga pajisja PEI, këto procesverbale nënshkruhen nga anëtarët e Komisionit të Qendrës së Votimit dhe si rregull duhet të futen tek kutia e materialeve zgjedhore.
Kryetari i KAS: Pra kemi një lapsus në disa raste?
Përfaqësuesi i LSI: Sipas pretendimit tonë është qëllimshmëri sepse ka penguar procesin e mëtejshëm të evidencave të QV përkatëse në lidhje me numrin e zgjedhësve që kanë qenë në atë QV.
Përfaqësuesi i PS: Është e drejta juaj ta keni si të doni, por kemi mijëra operatorë të trajnuar për pak ditë, që atë raport të firmosur e kanë vendosur në një kuti tjetër.
Përfaqësuesi i LSI: Është evidentuar fakti që në disa QV nuk ekziston regjistri me regjistrime, si qenka lapsus, kush ka votuar në këto Qendra Votimi.
Përfaqësuesi i PS: Të thuash nuk ekziston se nuk e gjen në një kuti po në tjetrën, kjo nuk përbën problem. Ta lëmë procesin të eci normalisht. Do të sugjeroja të mos fillojmë që në fillim të procesit të nxjerrim pretendime.
Përfaqësuesi i LSI: Ne duam sipas kërkesës, që për të gjitha qendrat të na jepet materiali nga anëtarët, të kemi kohën e nevojshme për të parë kryqëzimet me të dhënat që ne kemi.
Përfaqësuesi i PS: Konfirmohet që ndodhen të tjera dokumentet. Nëse do konfirmohet kjo gjë, ju ose kërkoni origjinalin ta shikoni, por nëse mungojnë dokumentet të merren kutitë dhe të hetohen më imtësisht. Pra nëse konfirmohet nga administrata që dokumentet ndodhen në dosje, ju si KAS i shqyrtoni, ne jemi për t’i parë provat, sepse për t’i këqyrur do e bëni ju.
Përfaqësuesi i LSI: Bërja e disa fotokopjeve nuk mund të cënojë një proces. Nëse disa kopje cënojnë procesin…
Anëtari i KAS: Ke nënshkrimet e zgjedhësve dhe lista smund të jepet.


Krimet zgjedhore, 53 çështje penale, 23 raste janë transferuar në SPAK
Historia e plotë >
Kolegji rrëzon kërkesën e opozitës për përjashtimin e 7 gjyqtarëve
Historia e plotë >





Elon Musk, një gjeni apo budalla?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Qeveria nis zëvendësimin e ambasadorëve, Top Channel siguron emrat
Historia e plotë >
Sulmohet nga serbët automjeti i ekipit të Top Channel, protestuesit i he...
Historia e plotë >
Kujdes, shiu nuk i ndahet Shqipërisë! Ja sa do të jenë temperaturat

“Ngrijnë” monedhat e huaja/ Me sa shiten dhe blihen euro dhe dollari sot?

Nis në orën 13:00! Reshje dhe rrufe të shumta, zonat që do të “pushtohen” nga moti i keq
Aktualitet




"O besprem"/ Lulzim Basha përballet me kalimtarin: Hajde, hajde që ta...
Historia e plotë >