Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Zgjedhje 2021

Tabaku: Po krijojmë grupe kundër blerjes së votave, PD në Tiranë merr kaq mandate!

Tabaku: Po krijojmë grupe kundër blerjes së votave, PD në

Jorida Tabaku, kandidatja e PD-së për qarkun e Tiranës, e ftuar në studion e “Top Talk”, deklaroi se në Shqipëri në votimet e 25 prillit pritet të marrim pjesë mbi 50% e zgjedhësve. Një shifër më shumë e lartë se në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës. 

Kjo të paktën janë pritshmëritë e PD-së, që ndryshimin e pushtetit e shohin me pjesëmarrjen masive të zgjedhësve shqiptarë.

Demokratja ndan bindjen se opozita do t’i fitojë zgjedhjet dhe se nuk e mendon se ajo mund të fitohen nga ana e socialistëve. Sipas saj, sa më me madhe që të jetë pjesëmarrja në votime, aq më shumë vota ka për ndryshimin e pushtetit.

Për të pasur një rezultat sa më të mirë në zgjedhje, Tabaku deklaron se PD-ja ka ngritur grupe të veçanta për të parandaluar blerjen e votave.

“Tirana është ajo që bën ndryshimin e madh. Duke e parë trendin në Tiranë është që ne i llogarisim në nivelin e 20 mandateve”, deklaroi Tabaku në studion e "Top Talk".

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore