Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Zgjedhje 2021

Surpriza, kush janë 10 politikanët më të preferuar të shqiptarëve

Surpriza, kush janë 10 politikanët më të preferuar të

Vetëm 2 janë qarqet që po mbajnë pezull përfundimin e numërimi të votave për kandidatët, në Tiranë dhe në Elbasan.

Nga të dhënat e KQZ deri më tani rezulton se politikani më i votuar është Taulant Balla, i cili ka grumbulluar 21 604 vota, i ndjekur nga Fatmir Xhafaj me 16 738 vota. Ndërkohë, ndër më të votuarit është edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili renditet i treti me 16 186 vota, për të vijuar me kryeministrin Edi Rama me 15 871 vota.

Ndërkohë, mes dhjetë politikanëve më të votuar nga qytetarët shqiptarë janë edhe Ornaldo Rakpi, Erion Braçe, Belinda Balluku, Agron Shehaj, Etjen Xhafaj dhe Blendi Klosi.

Zgjedhjet e 25 prillit u fituan nga Partia Socialiste me 74 mandate, ndërsa Partia Demokratike arriti të sigurojë 59 mandate.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore