Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Zgjedhje 2021

Soreca flet për Patronazhistët: Dëgjuam shqetësime për shitblerjen e votës, 40 ekipe nga BE më 25 prill

Soreca flet për Patronazhistët: Dëgjuam shqetësime për

Tre ambasadorët kanë mbyllur takimet me liderët lokalë të PS-së në qarkun e Elbasanit dhe kanë në reagimin e tyre kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive në zgjedhje.

Ambasdori i BE-së, Luigi Soreca, pasi takimit deklaroi për mediat se se dëgjoi shqetësime mbi shit-blerjen e votës teksa thekson se BE do të jetë në vëzhgim të zgjedhjeve në terren me 40 ekipe.

Ai shton se këto zgjedhje janë të rëndësishme si për shqiptarët, ashtu dhe për BE.

“Dëgjuam këndvështrimet e tyre e rëndësishme që këto zgjedhje të jetë të lira, të sigurta dhe transparente dhe që të gjithë partitë të pranojnë rezultatin  e zgjedhjeve. Fenomeni  shqetësues i shitblerjes së botës dënohet me ligj dhe është vepër penale, dhe kemi një shqetësim edhe për shitjen e  votës e cila është gjithashtu krimi që dënohet. Ne do të vëzhgojmë zgjedhjet dhe do të ketë 40 grupe që do të vizitojnë qendrat e votimit më 25 prill. Disa prej tyre do të jenë edhe në Elbasan gjithashtu. këto zgjedhje janë të rëndësishme  jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për të ardhmen e  vendit në BE”, tha Soreca

Gjithashtu ambasadori i delegacionit të BE-së foli edhe për çështjen e patronazhistëve të PS-së, një debat i hapur kohëve të fundit, duke u shprehur se situata po ndiqet nga afër, por theksoi se është e rëndësishme që SPAK dhe Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave të lihen të hetojnë dhe se BE do të shprehet më pas në bazë të përfundimeve të hetimit.

“Ne po e ndjekim situatën, imë që komisioneri për mbrojtjen të dhënave po heton dhe SPAK, është e rëndësishme që t'i lemë këto dy autoritet të hetojnë dhe më pas do të dëgjojmë rezultatin përfundimtar dhe do mbështetmi aty", tha Soreca.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore