
Shifra rekord e votave të pavlefshme, qarqet që kryesojnë
Në zgjedhjet e 25 prillit, 83 mijë fletë votimi u konsideruan të pavlefshme. Në një konferencë për mediat, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi teksa prezantoi listën e 140 deputetëve të rinj të kuvendit, u shpreh se do të bëhet një analizë për votat e pavlefshme ndërsa ftoi partitë të marrin pjesë.
Opozita ndërkohë po e sheh këtë sasi votash si një produkt i ndonjë prapraskene që dëmton votat e saja. Të njëjtin qëndrim ka mbajtur dhe Vetëvendosja. LSI nga ana e saj ka bërë të ditur se do të kërkohet përsëritje zgjedhjesh në qarkun e Gjirokastrës, për shkak të urdhrit të Komitetit Teknik për të futur në karantinë çdo person që vinte nga shteti fqinj.
Ndërsa do të depozitohet ankimimi për pavlefshmërinë të një sërë qendrash votimi në Berat.
Do të depozitohet ankimimi për Qarkun e Durrësit ne respect te parashikimeve ne kodin zgjedhore. Të paktën këto janë nisma publike të njëres prej partive politike të opozitës. Po ku janë këto vota të pavlefshme, që opozita pretendon se janë më tepër në favor të saj.
Më poshtë shifrat e votave të pavlefshme sipas qarqeve.
Vota të pavlefshme
Tiranë – 18422
Kukës – 2188
Shkodër – 6112
Dibër – 4684
Durrës – 7808
Elbasan – 9775
Fier – 9375
Berat – 5292
Korçë – 7375
Gjirokastër – 2310
Vlorë – 4730
Lezhë-4946


Krimet zgjedhore, 53 çështje penale, 23 raste janë transferuar në SPAK
Historia e plotë >
Kolegji rrëzon kërkesën e opozitës për përjashtimin e 7 gjyqtarëve
Historia e plotë >





Çfarë ndodh kur udhëheqësit shpërfillin të vërtetën?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

A do të garojë për kryetar të PD-së? Ja si përgjigjet Lulzim Basha: Unë ...
Historia e plotë >
Nga Mustafa Nano te Ervin Bushati, zbulohen emrat e rinj të qeverisë për...
Historia e plotë >
Rekord historik për Euron/ Monedha europiane "rrëzon" edhe dollarin e paundin britanik (Shifrat)

Tiparet e Eurobondit: Çmimi më i shtrenjtë që në 2010, maturiteti ulet për shkak të interesave të larta

Këmbimi valutor/ Euro dhe paundi bien në pikiatë, çfarë po ndodh me dollarin?
Aktualitet



Përplasja e Ballës me Berishën, ndërhyn Noka: Ky halabak ordiner…
Historia e plotë >
