Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

“Rri këmbë mbi këmbë”/ Rama sulmon Bashën: Më jep një të jap dy, si Xhaferri e Sudja, e në fund fare...

“Rri këmbë mbi këmbë”/ Rama sulmon Bashën:

Kryeministri Edi Rama në takimin në Librazhd ka sulmuar programin e PD-së, duke e cilësuar të ngjashëm me ato të firmave piramidale që shkatërruan vendin dhe që shqiptarët iu desh kohë që të merrnin vete nga kjo krizë financiare.

“Luli kur kandidoi për kryebashkiak pati dy premtime të çuditshme: Tramvaji dhe ulja e çmimit të bukës. Domethënë arriti deri aty të premtojë rritjen e çmimit të bukës, sikurse premtoi të ulte të gjitha taksat për gjithë qytetarëve të Tiranës. Mbasi hyri si hyri në bashkinë e Tiranës, kjo është një histori tjetër dhe fjeti gjumë për katër vjet. Çfarë zgjedhje është kjo,midis një rrugë që po hapim me shumë mund e durim dhe që në mes rruge janë futur dy monstra si pandemia dhe tërmeti, dhe një rrugë që i dihet fundi. Dil rrugës nëpër Shqipëri me makina e bori. Bëj sikur takohesh spontanisht me ca njerëz që mezi po presion që ti t’i shpëtosh dhe ti mbash këtu në Shqipëri e pastaj ulesh dhe i tregon të rinjve përalla me mbret. Keni parë ju që baballarët, nënën tuaj t’ju tregojnë këmbë mbi këmbë që t’ju tregojnë ju sesa e lehtë është jeta, e rruga, e se sa kollaj është rruga te shkohet nga këtu-atje. Nuk bëhet këmbë mbi këmbë, asgjë. Mbase ju nuk e mbani mend, por sidomos prindërit tuaj e mbajnë mend shumë mirë se dikur me makina e borim, me muzië e këngë e valle ishte një Xhaferri që shkonte nëpër Shqipëri e mezi e prisnin. Se ai Xhaferri të thoshte më jep një të marrësh dy. Xhaferri i famshëm i piramidave, së bashku me Suden e Vehbiut që në udhëheqjen e Saliut e futën çdo shqiptar lojën e marrë të ardhmes vet, duke i krijuar iluzionin se më jep një të jap dy, rri në kafe se u bë Shqipëria: jep një më jep kafe se nuk duhet partia. E kush ishte fundi, i cili ishte, po ai që ka qenë në histori sa shqiptarët janë dorëzuar, janë ndjerë të lodhur, e të pakënaqur e të mërzitur se hajde t’i biem këtej nga në thërret Haxhi Qamili, e Sudja e Vehbiu e po aq herë e kanë parë veten në mes të rrethuar nga zjarri që kanë ndezur me duart e tyre”, tha Rama.

Por Rama paralajmëroi se kjo “në fund të dy gishtat ju futen mu në sy nga  premtimet e PD-së, që të mund të mos e marrësh veten deri në fund të jetës’.

Më konkretisht ai u ndal edhe te premtimet e Bashës në këtë fushatë elektorale.

“Ne jemi ndryshe, ne jemi këtu jo për të ikur, por për të vazhduar... Ne jemi për gjërat dhe punët e vështira, ne jemi për të mos ja bërë rrafsh jetën njerëzve më jep një e të jap dy. Më jepni votën se unë do të jap 1 mijë euro çdo muaj, të gjithëve këtyre që kanë nga një dyqan. Më jepni votën se unë do t'ju paguaj gjithë kredinë e shtëpisë kur ju të martoheni. Më jepni votën se unë do ju mbaj në shtëpi juve derisa t'ju bëhet fëmija 6 vjeç. Më jepni votën se unë do ju bëj pensionin më të lartë se rrogën. Më jepni votën se pagën minimale do ta bëj maksimale, e pagën maksimale e bëj stratosferike. Më jep një të të jap dy dhe në fund të dy gishtat në sy që në fund të mos e marrësh veten me vite e vite të tëra. Ato që ju tregon Luli janë ëndrra që ai sheh", tha Rama.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore