Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Zgjedhje 2021

Rreth 400 mijë votues "refuzuan" kandidatët, ja sa votues të PD, PS dhe LSI zgjodhën vetëm partinë

Rreth 400 mijë votues "refuzuan" kandidatët, ja sa votues

Partia Socialiste ka numrin më të lartë të votuesve që kanë zgjedhur vetëm partinë në ditën e votimit, duke lënë bosh kutinë për përzgjedhjen e kandidatëve.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi të dhënat paraprake në lidhje me peshën që zë vota për kandidatët në totalin e votës së marrë nga subjektet politike.

Sipas këtyre të dhënave, rreth një e katërta e votuesve të Partisë Socialiste kanë zgjedhur vetëm partinë, duke mos e plotësuar kutinë për kandidatin. E thënë më thjeshtë, rreth 190 mijë votues të Partisë Socialiste nuk ka zgjedhur kandidat, por kanë zgjedhur vetëm partinë.

Thuajse në këto nivele qëndron edhe vota për Partinë Demokratike. Rreth 23 për qind e votuesve të PD-së nuk kanë zgjedhur asnjërin prej kandidatëve të propozuar, duke e lënë bosh kutinë për votën preferenciale. E thënë më thjeshtë, rreth 150 mijë votues të Partisë Demokratike nuk kanë votuar për kandidatët.

Për LSI-në, numri i votuesve që nuk kanë hedhur votë për kandidatët shkon në rreth 26 mijë, ndërsa numrin më të ulët të votuesve që kanë zgjedhur vetëm partinë e ka PSD e Tom Doshit me rreth 7 mijë nga 35 mijë vota në total.

Në total, vota të vlefshme në këto zgjedhje janë rreth 1.58 mln. Mesatarisht, për të katër partitë politike që prodhuan mandate në zgjedhjet e 25 prillit mesatarja e votës vetëm për partinë është rreth 25 për qind, që e thjeshtuar do të thotë se rreth 400 mijë votues nuk zgjodhën asnjë kandidat.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore