
"Pis burrë"/ Lefter Koka i përgjigjet ashpër Ilir Metës: Ndjehem keq që të besova, ik tani e mbyllu, mos fli natën ruaj...
Lefter Koka i përgjigjet presidentit Ilir Meta, i cili e akuzoi se ka një bandë që po vepron në Durrës.
Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Koka, që dikur ka qenë mbështetës i LSI-së, shprehet se ndjehet keq që e ka mbështetur Metën dhe besuar për aq kohë.
"Ishin votat e mia, të durrsakëve të mi, jo të LSI-së që po i’a merr fytyrën çdo njeriu normal që e deshi dhe e mbeshteti. Ato vota nuk i merr dot as Lona, as Shiksi jot, që po bëhen gazi i botës në Durrës, por do t'i marrë Edi Rama dhe Partia Socialiste. Do t'i marrë familja e madhe ku unë jam rikthyer për të dhënë me shpirt kontributin tim, që Durrësi të vaksinohet përfundimisht nga virusi i tërbimit dhe i poshtërsisë që figura jote fut në shtëpitë e shqiptarëve!", shprehet Lefter Koka.
Më tej ai shton se "Ti je një i marrë fund, që Zoti ta ka marrë mendjen për të të zhveshur lakuriq përpara popullit, prandaj prite me qetësi dhe dashuri verdiktin e tmerrshëm që të pret në 25 prill! Ti do të mbetesh gjatë në kujtesën e këtij populli, si një palaço që të vret natën dhe të qan ditën. Kur flet ti për blerje votash dhe për Kushtetutë, është njësoj si të dëgjosh një baxhellë të flasë për virgjëri dhe një kriminel të flasë për ligjin!".
Më tej i drejtohet Metës se je "i shpërfytyruar, i degjeneruar, i mbaruar që të ra dhe cipa e fundit. Ik tani dhe mbyllu në kafazin tënd në Lalëz dhe mos fli natën, që të ruash arkat që ke fshehur në baçe! Pis burrë!"
Reagimi i plotë
Ilir Meta! Nëqoftëse kam një arsye të ndjehem keq me veten dhe njerëzit e mi, është që të besova ty për aq shumë kohe! Të vura në dispozicion veten, shoqërinë dhe miqësitë e mia në Durrës, që partia jote të merrte aq shumë vota, sa 1000 filxhanet e Monikës nuk i shikonin dot!
Ishin votat e mia, të durrsakëve të mi, jo të LSI-së që po i’a merr fytyrën çdo njeriu normal që e deshi dhe e mbeshteti. Ato vota nuk i merr dot as Lona, as Shiksi jot, që po bëhen gazi i botës në Durrës, por do t'i marrë Edi Rama dhe Partia Socialiste. Do t'i marrë familja e madhe ku unë jam rikthyer për të dhënë me shpirt kontributin tim, që Durrësi të vaksinohet përfundimisht nga virusi i tërbimit dhe i poshtërsisë që figura jote fut në shtëpitë e shqiptarëve!
Ti je një i marrë fund, që Zoti ta ka marrë mendjen për të të zhveshur lakuriq përpara popullit, prandaj prite me qetësi dhe dashuri verdiktin e tmerrshëm që të pret në 25 prill! Ti do të mbetesh gjatë në kujtesën e këtij populli, si një palaço që të vret natën dhe të qan ditën. Kur flet ti për blerje votash dhe për Kushtetutë, është njësoj si të dëgjosh një baxhellë të flasë për virgjëri dhe një kriminel të flasë për ligjin!
Ti je një arsye e madhe për të besuar që ka Zot, se vetëm Zoti mund të të hiqte ty nga qafa e shqiptarëve kështu siç e meriton!
I shpërfytyruar, i degjeneruar, i mbaruar që të ra dhe cipa e fundit. Ik tani dhe mbyllu në kafazin tënd në Lalëz dhe mos fli natën, që të ruash arkat që ke fshehur në baçe! Pis burrë!
Reagimi i Presidencës
Më pas ka ardhur edhe reagimi i presidentit, me anë të zëdhënësit Tedi Blushi. Ai e cilëson Kokën si sekser dhe e njofton se Meta do të jetë në Durrës në procesin e numërimit të votave.
"Porositë e fundit për Qarkun e Durrësit dhe Lefter Lefterin, alias Teri Sekserin, jepen nesër, po nga Durrësi. Koha e zgjedhjeve të standardeve të Shijakut ka përfunduar! Vota është e shenjtë dhe e paprekshme! Durrësi është i Qytetarëve dhe jo i zuzarëve, siç i quante rilindasit dikur Teri Sekseri, në krahët e të cilëve sot ka gjetur veten denjësisht. Presidenti i Republikës do të jetë të dielën në Durrës gjatë votimit dhe në Vlorë gjatë numërimit. Asnjë votë e qytetarëve durrsakë nuk do të preket! Edhe tre ditë dhe nis Llogaridhënia!", shprehet Blushi.


Krimet zgjedhore, 53 çështje penale, 23 raste janë transferuar në SPAK
Historia e plotë >
Kolegji rrëzon kërkesën e opozitës për përjashtimin e 7 gjyqtarëve
Historia e plotë >





Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

"Dorëheqja është detyrim"/ PD publikon spotin, ja kur do mbahet protesta...
Historia e plotë >
Ulet sërish nafta/ Bordi i Transparencës ndryshon ÇMIMET e karburanteve
Historia e plotë >
Këmbimi valutor 6 shkurt 2023/ Me sa blihen dhe shiten dollari e euro për ditën e sotme?

Acari “pushton” Shqipërinë, ja ditët më të ftohta të javës së ardhshme

Me sa blihen dhe shiten dollari dhe euro, këmbimi valutor për ditën e sotme
Aktualitet




