Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Zgjedhje 2021

Patronazhistët e PS me listat e votuesve, Vojo Bregu tregon 3 problemet: Duhet hetim serioz

Patronazhistët e PS me listat e votuesve, Vojo Bregu tregon 3 problemet:

Kandidati për deputet i LSI-së, Vojo Bregu me anë të një statusi në rrjetet sociale kërkon një nisjen e një hetimi serioz nga organet e prokurorisë.

Bregu në një komentim të tij ka theksuar se nëse vërtetohet se nëse këto “të dhëna janë marrë nga portali E-Albania, kjo do ishte një shkelje e rëndë e neneve 121 dhe 122 mbi privatësinë, si dhe përdorim grotesk i një portali të propaganduar si histori suksesi, për të mbledhur vota”.

“Një kategorizim i tillë i njerëzve që kanë votuar të paktën një herë minon seriozisht besimin e qytetarit tek fshehtësia e votës apo liria e mendimit. Për më tepër, duke qenë se partia-shtet ka në dorë gjithë institucionet ky fakt krijon dyshime serioze mbi presionin mbi administratën dhe deformimin e votës”, shkruan Bregu.

Postimi i plotë

Sistemi i kontrollit, sistemi i patronazhit dhe institucioni. Në bazën e të dhënave (database) të siguruar nga Lapsi.al, e cila funksiononte për shërbim të brendshëm në Partinë Socialiste, pamë se si dokumentoheshin të dhënat personale për çdo votues në qarkun e Tiranës. Në çdo vend normal, ky vëzhgim masiv krijon tre probleme kryesore me demokracinë dhe marrëdhënien që një shoqëri do të ruajë me shtetin e saj.

1 - Kontrolli

Askush nuk mund të thotë se nga i mori Partia Socialiste të dhënat mbi votën individuale në 2013-ën ose 2017-ën. Nga qendrat e votimit apo nga rrjeti informativ partiak i “patronazhistëve”?

Një kategorizim i tillë i njerëzve që kanë votuar të paktën një herë minon seriozisht besimin e qytetarit tek fshehtësia e votës apo liria e mendimit. Për më tepër, duke qenë se partia-shtet ka në dorë gjithë institucionet ky fakt krijon dyshime serioze mbi presionin mbi administratën dhe deformimin e votës.

2 - Patronazhimi

Është hera e dytë që e hasim këtë fjalë. Më parë e kemi lexuar tek një memo e brendshme e PS-së, e rrjedhur në media, e cila me pafytyrësi kërkonte shkrirjen e LSI-së. Nuk e dimë çfarë nënkuptonte Rama me këtë shkrirje, agresionin institucional apo dëshirën e tij perverse për pushtet vetjak?

Këta të ashtuquajtur patronazhistë, në kushtet ku jetojmë, nuk kanee kurrfarë funksioni politik peerveçse presionin e jashtëligjshëm ose blerjen e votuesve të partive të tjera me favore që burojnë drejtpërdrejt nga pushteti.

Në një shoqëri normale, një figurë e tillë e sekserit politik do ngrinte shumë pikëpyetje.

3 - Abuzimi me institucionin

Nga Lapsi.al, por edhe nga eksponentë të PD-së u hodh ideja se të dhënat ishin marrë nga portali E-Albania. Kjo do ishte një shkelje e rëndë e neneve 121 dhe 122 mbi privatësinë, si dhe përdorim grotesk i një portali të propaganduar si histori suksesi, për të mbledhur vota.

Jemi ballafaquar me histori të tilla nga bota ku publiku vëzhgohet me pretekstin e luftës ndaj terrorizmit dhe kriminalitetit. Nga aktivistë si Snoëden është argumentuar se liritë personale po dhunohen në emër të sigurisë kombëtare dhe kontrolli shtetëror po bëhet total.

Mirëpo përdorimi i të dhënave personale në funksion të partisë tejkalon çdo imagjinatë apo arsyetim juridik. Është treguesi i radhës mbi karakterin qesharak të Rilindjes si Parti-Shtet.

Kjo ngjarje meriton një hetim serioz dhe profesional, i cili fatkeqësisht për momentin është bërë i pamundur nga kapja e shtetit rilindas.

LSI siguron të gjithë qytetarët që kjo marrëzi e autokratit të dështuar të Ballkanit do të marrë fund pas 25 Prillit, dhe shteti do rikthehet në shina të normalitetit kushtetues.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore