Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Zgjedhje 2021

“Oficerët profesionistë dhe të paanshëm”, ambasadorja Kim takim me Ardi Veliun, në fokus zgjedhjet e 25 prillit

“Oficerët profesionistë dhe të paanshëm”,

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim takim me Drejtorin e Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Kim përmes një postimi në rrjetin social Twitter bën me dije se në këtë takim është diskutuar në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit.

Ndër të tjera ambasadorja amerikane thekson se në kët takim, Veliu i ka konfirmuar detyrën e oficerëve të policisë për të qenë profesionistë dhe të paanshëm në zbatimin e ligjit dhe ruajtjen e rendit publik para, gjatë dhe pas zgjedhjeve.

“Diskutuam për përgatitjet për zgjedhjet e 25 prillit. Ardi Veliu konfirmoi detyrën e oficerëve për të qenë profesionistë e të paanshëm”, shkruan në rrjetet sociale ambasadorja Kim.

Drejtoria e Policisë bën të ditur se Veliu dhe Kim vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera mes Policisë së Shtetit, ambasadës së SHBA-së në Tiranë dhe agjencive të tjera të zbatimit të ligjit në SHBA.

Drejtor Veliu njohu ambasadoren Kim me punën e Policisë së Shtetit për të garantuar rendin dhe sigurinë para, gjatë dhe pas procesit zgjedhor, duke theksuar vendosmërinë e Policisë së Shtetit për të luftuar krimet zgjedhore pa u ndikuar nga asnjë kah politik.

Gjithashtu Drejtor Veliu garantoi ambasadoren Yuri Kim se Policia e Shtetit është e foksuar dhe e vendosur vetëm në drejtim të zbatimit të ligjit dhe vetëm të ligjit.

Po gjatë takimit, Drejtor Veliu ka njohur nga afër ambasadoren Kim edhe me punën e Policisë së Shtetit në drejtim të parandalimit dhe goditjes së kultivimit të kanabisit dhe trafikimt të drogave të forta.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore