Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Zgjedhje 2021

Nuk u zgjodh deputet/ Majko jep “lamtumirën”?: Mirupafshim! Nuk bëra fushatë për veten, por...

Nuk u zgjodh deputet/ Majko jep “lamtumirën”?: Mirupafshim! Nuk

Pandeli Majko ishte i 19-ti në listën e kandidatëve të PS në Tiranë, por nuk arriti të futej në parlament, pasi PS në këtë qark fitoi vetëm 18 mandate.

Ish-kryeministri ka reaguar për herë të parë për humbjen, ndërsa thotë se besonte se PS do të merrte 19 mandate, prandaj, sipas tij, nuk ka bërë fushatë për emrin e tij personal.

Majko thotë se është ndër 10 kandidaturat e votuara në qarkun e Tiranës, por nuk do të jetë deputetet, dhe për këtë duket se ka “pakënaqësi" edhe për sistemin elektoral. Në fund të mesazhit të tij, Majko u drejtohet mbështetësve duke thënë se shpreson se ka bërë gjithçka për ta. Ndërsa mesazhin e mbyll me mirupafshim.

“Pandi Majko Miq, megjithëse matematika më rendit në 10 kandidaturat e votuara në qarkun e Tiranës, në zgjedhjet e 25 prillit, unë nuk do të jem deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Sistemi elektoral është ky që kemi pranuar. Përvoja më ka mësuar se duhet të jesh i gatshëm të shohësh atë që ekziston. Isha i bindur se do t'i fitonim 19 mandate në Tiranë. Ndaj fushatën për numrin tim personal 19 e kalova në plan të dytë. Edhe për këtë arsye, rezultati nuk është një përrallë që e mposht me logjikë. Ju falenderoj që votuat për numrin 12, Partinë Socialiste! Siç do të thoshte im atë ndjesë pastë,… “19-ta kërkon leje për tu ulur në aeroport!" Ju jam mirënjohës që më bëtë ky që jam. Shpresoj tu kem dhënë “everything”! Mirupafshim! Pandi Tiranë 30 Prill 2021”, shkruan Majko.

Ish-kryeministri, që ka një karrierë të gjatë në PS, ka publikuar edhe një foto të vjetër, krah mesazhit të tij./Gazeta SHQIP

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore