Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Zgjedhje 2021

“Një votë u ble deri në 300 euro”, PD kërkon përsëritje zgjedhjesh për Korçën

“Një votë u ble deri në 300 euro”, PD  kërkon

Partia Demokratike ka denoncuar zgjedhjet parlamentare për qarkun e Korçës, duke e cilësuar rezultatin e manipuluar. 

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve, këtë të hënë, po shqyrton ankesat e depozituara nga Partia Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, për Qarkun e Korçës.

Marash Logu, përfaqësuesi i PD në KAS, kërkoi shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në këtë qark, si dhe ripërsëritjen e tyre. Sipas tij, PD ka fakte të shumta që mund të arrihet në këtë vendim, ndërsa shtoi, se sipas tyre, një votë në këtë qark është blerë diku te 100-300 euro.

Sakaq, edhe lëshimi i tenderave publikë, lejeve të ndërtimit dhe legalizimeve sipas Logut, ndikuan në rezultatin e zgjedhjeve.


“Krahas blerjes së votave me shumat 100-300 euro, janë ndarë ndihma ushqimore, me qëllim manipulimin e zgjedhjeve. Sigurisht PD vuri në dispozicion të këtij komisioni, të gjitha provat që kishin. Kërkuam marrjen e një sërë provash shtesë, por këto kërkesa u refuzuan dhe në vlerësimin tonë kjo e ka bërë hetimin e cunguar. Kemi parashtruar në mënyrë të përsëritur faktin se si tenderat dhe investime të tjera janë vendosur në dsipozicion të PS. Në vitin 2020, në të gjithë republikën, u prokuruan rreth 870 kontrata publike me vlerë 20 milionë euro. Provat dhe faktet që ne kishim në dizpocion, ishin të mjaftueshme për të krijuar dyshime të arsyeshme sa i përket këtyre pretendimeve, por faktimi ynë i plotë kërkonte marrje të provave shtesë. Ne parashtruam faktin që punonjësit, u kërcënuan, intimiduan, që të merrnin pjesë në fushatën e PS, kemi denoncuar edhe fakte konkrete.

Në Bashkinë Korçë u krijuan 65 pozicione të reja pune, 42 në Bashkinë Devoll dhe 10 në Bashkinë Pustec. Ndalohet në fakt çdo lloj punësimi që kryet në një periudhë 4 mujore para zgjedhjeve, përveç rasteve kur kjo diktohet nga nevoja të ngutshme. Deri tani nuk ka asnjë përgjigje nga institucionet në lidhje me këtë fakt. Ne kërkuam që pretendimet tona të vërtetoheshin nëpërmjet marrjes së provave, shoqërive aksionare, bashkive, për të gjithë punonjësit e ri, qofshin këta me kontrata të përkohshme apo t përhershme. Shtesa e bërë në ndihmën ekonomike, me 2.6 milionë euro më shumë se një vit më parë. Kërkuam prova edhe për këtë. Lejet e legalizimeve janë shpërndarë në masë. Jemi të bindur që përmasat e këtij fenomeni janë më të mëdha e shqetësuese, ndaj kërkuam marrjen e informacioneve për të vërtetuar numrin e lejeve të shpërndara në Qarkun e Korçës. Lejet e ndërtimit, legalizimet, janë dhënë në favor të PS. Ndalimi i 500 mijë shtetasve shqiptarë, apo personave të infektuar me COVID, janë shkelje të tjera të rënda të ligjit, që kanë cënuar rezultatin.

Një fakt tjetër i rëndësishëm është dhe fleta e votimit, pasi mbi 7 mijë fletë në Qarkun e Korçës dolën të pavlefshme. Të dhënat që morëm nga PEI, shenjat e 23 persona janë përdorur për identifikimin e 63 zgjedhësve, kjo do të thotë se 23 mund të kenë votuar 23 herë, ose tre herë për person. kërkojmë shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në Qarkun e Korçës dhe urdhërimin e përsëritjes së zgjedhjeve në këtë qark”, u shpreh Marash Logu.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore