
“Më la të 8-in në listë”/ Ndoka: Gabuam që dolëm pa LSI, Basha i besoi më shumë...
Kryetari i PDK-së, Nard Ndoka deklaron se opozita gaboi në skemën e saj e daljes e vetme në lista, duke nënkuptuar se PD dhe LSI, si dhe partitë e tjerë të kampit të djathtë duhet të ishin të bashkuar në zgjedhjet e 25 prillit.
“Unë gjykoj se një nga gabimet që opozita nuk doli në një koalicion, dalja me dy lista me LSI na penalizoi, nëse e marrim me këto shifra, me votat e pavlefshme do të kishim fituar. Është pjesa morale, në një garë, LSI u penalizma që doli me dy koalicione. Nuk e di fiks, por kam përshtypjen që do të ishte e domosdoshme që zoti Basha do të gjente format e mënyrat për të bërë të mundur që edhe ne të dilnim në koalicion, edhe LSI mund të kishte mëkatet e veta në këtë pjesëmarrje që doli”, tha Ndoka në emisionin Top Talk në Top Channel.
Më tej ai theksoi se u la i teti në listë dhe i demotivoi strukturat e partisë së tij që të punonin dhe t’i jepnin votat PD-së.
“Opozita duhej me doemos ta kontrollonte procesin, e mos të përballej me një realitet që e provuan para katër viteve më parë. Përgjegjësinë kryesore e ka zoti Basha, e kjo nuk diskutohet që mori mbi vete organizimin e një opozite, koalicioni, bëri dhe gabimet e veta, ka ardhur momenti që ti themi edhe disa. Unë u demotivova, Basha nuk e deshi votat e mia personale. Më renditi të tetin në listë. Demotivohen strukturat, ato që më kanë ndjekur ndër vite. Jam përpjekur të bëj fushatë maksimale për opozitën”, tha Ndoka.
Gjithashtu ai shtoi se Basha mori në konsideratë çdo gjë i thoshte kompania që bëri fushatën izraelite, ku sondazhet e nxirrnin si fitues PD me 78 mandate.
“Koalicioni nuk ka qenë funksional dhe këtë duhet të themi, një muaj para se të mbylleshin listat ne nuk kemi pasur kontakte fizike fare me Bashën. E gjatë fushatës elektorale, Basha u fokusua te kompania e tij elektorale dhe jo te aleatët. Ne besuam se organizmi i koalicionit tonë, besoi te kompania jo te ne, e anashkaloi lidershipin e opozitës, koalicionin dhe i besoi verbërisht të një kompanie që i bënte fushatën. Ajo nuk e di se sa vota e blihen në Shqipëri, se si lëvizin situatat në realitetin tonë. Sondazhet e tyre nxirrnin mbi 78 mandate Bashën. Ne kishim një realitet tjetër, e Basha nuk e kuptonte se po ecte në një fushë të minuar dhe as ata nuk e kuptonin një gjë të tillë”, tha Ndoka.


Krimet zgjedhore, 53 çështje penale, 23 raste janë transferuar në SPAK
Historia e plotë >
Kolegji rrëzon kërkesën e opozitës për përjashtimin e 7 gjyqtarëve
Historia e plotë >





Britania e Madhe luajti sërish me zjarrin rus…
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Këshilli i Ministrave shkarkon kryetarin e Bulqizës, Lefter Allën (AKUZA...
Historia e plotë >
Bordi i Transparencës ndryshon çmimet, ja me sa do të shiten karburante...
Historia e plotë >
Anulimi i marrëveshjes së patentave/ Autoriteti i konkurrencës: Tregu do mbahet në monitorim për 1 vit

Gratë që agjërojnë/ Besimtarja e cila mban Ramazan që nga mosha 12 vjeçare

DËNIM MAKSIMAL për shoferët që përfitojnë nga Ambulanca në emergjencë/ Ja çfarë paralajmëron Policia
Aktualitet




