Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Zgjedhje 2021

Kryesocialistit ia ndëpresin fjalën, qytetari: Rama ik! Ja reagimi epik i kryeministrit

Kryesocialistit ia ndëpresin fjalën, qytetari: Rama ik! Ja reagimi

Kryesocialisti Edi Rama gjatë diskutimit të tij në Dibër me mbështetës të PS-së, i ka ndodhur një “incident”. Një qytetar ia ka ndërprerë fjalën duke i thënë: Rama ik!

Kjo ka bërë kryesocialisti ta ndalojë fjalën. “Ja doli një atje, Rama ik thotë. Po ku të iki mër ku të iki! Doli dhe një atje në ballkon e thotë: Rama ik! I erdhi mesazhi nga pllaka e gramafonit. Rama ik, po ku të shkoj”, deklaroi kryesocialisti.

Më pas ai shtoi se “në fakt thojnë të vërtetën të shkretët: Ik se na plase ne nuk të mundim dot, por nuk ka rëndësi”.

Ai shtoi se takoi një demokrat në tunelin e tretë. "E i tha se kush fiton, i thashë se fitojnë shqiptarët në zgjedhje. E kështu edhe me atë që bën thirrje Rama ik dhe me tunelin e tretë të rrugës së Arbrit, të mandatit tonë të tretë, nga kjo rrugë do t'i bjerë kur të vijë në Tiranë dhe kjo nga rruga e Lulit".

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore