Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Zgjedhje 2021

Kolegji rrëzon kërkesën e opozitës për përjashtimin e 7 gjyqtarëve

Kolegji rrëzon kërkesën e opozitës për

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për të përjashtuar 7 gjyqtarët që rrëzuan kërkesën e opozitës për shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve parlamentare në tre qarqe.

Trupa e kolegjit i ka cilësuar pretendimet e PD-së si të pabazuara. "Ditën e djeshme është paraqitur një kërkesë nga ana e PD-së për përjashtimin e 7 gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor. Ne e kemi marrë në shqyrtim sot, 8 qershor në orën 08:30 dhe në përfundim kemi gjetur të pabazuara pretendimet e PD-së. Prevalon vazhdimësia institucionale e  Kolegjit Zgjedhor. Neni 151 i Kodit i ka përcaktuar Kolegjit të drejtën për të vendosur lidhur me kërkesat e tij", tha gjyqtarja. 

Në kërkesën për zëvendësimin e 7 gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor, PD argumentoi se duke qenë se këta gjyqtarë e kanë shprehur tashmë mendimin e tyre kundër kërkesave të PD për zgjedhjet, ata do të vazhdojnë me të njëjtin qëndrim.

PD-ja një  ditë  më parë kërkoi përjashtimin e 7 gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor që refuzuan transparencën e zgjedhjeve në 3 qarqe; Gjirokastër, Vlorë dhe Berat.

"Me vendimet e dhëna deri tani, këta gjyqtarë, njësoj si komisionerët politikë të KAS, refuzojnë transparencën mbi masakrën zgjedhore te 25 prillit," shkruhej në kërkesën e PD-së.

"Refuzimi i kërkesave të PD-së për marrjen zyrtarisht të provave i vendos këta gjyqtarë në pamundësi për të gjykuar me paanësi 6 kërkesat e tjera të ngjashme te PD për blerjen e votës dhe deformimin e rezultatit të zgjedhjeve përmes përdorimit të shtetit në funksion të PS" thuhet në njoftimin për media.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore