
KAS rrëzoi PD për Vlorën, reagon përfaqësuesi ligjor: Shërbëtorët e Edi Ramës, kanë refuzuar…
Dy ditë më pare Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve pranoi kërkesën e LSI-së për të marrë informacion në lidhje me të dhënat e pajisjeve PEI. Por ana nuk pranoi kërkesën e Partisë Demokratike për marrjen e provave shtesë për zgjedhjet në Vlorë.
Për këtë vendim ka reaguar përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike Marash Logu, i cili shkruan se: Vetëm katër prova që KAS ka qenë i detyruar t'i marrë, me kërkesë të PD-së, faktojnë rreth 200 shkelje flagrante të ligjit.
"Vetëm katër prova që KAS ka qenë i detyruar t'i marrë, me kërkesë të PD-së, faktojnë rreth 200 shkelje flagrante të ligjit. Ndërsa, shërbëtorët e Edi Ramës në KAS kanë refuzuar jo një herë, por 57 herë, të bëjnë transparencë të plotë mbi masakrën zgjedhore të 25 prillit", shkruan Logu në Facebook.
Postimi i plotë
Nga kryqëzimi i të dhënave të pajisjeve të identifikimit elektronik (PEI) për qarkun Vlorë, e cila u mor nga KAS me kërkesë të Partisë Demokratike, rezultoi:
Shenjat e gishtërinjve të 23 personave janë përdorur për identifikimin e 60 zgjedhësve. Kjo do të thotë se ekziston mundësia që 23 persona të kenë votuar 60 herë, ose rreth 3 herë/secili (shih foton 1 dhe 2 më poshtë).
Në foton e parë me nr.rendor 7 rezulton se e njëjta shenjë gishti është përdorur për identifikimin e dy zgjedhësve në dy qarqe të ndryshme: njëri në bashkinë Vlorë dhe tjetri në bashkinë Ura Vajgurore, Berat.
Në foton e dytë me nr.rendor 19 rezulton se i njëjti person ka votuar dy herë, një herë në bashkinë Konispol, dhe herën tjetër në bashkinë Sarandë. Po në këtë foto me nr.rendor 21, rezulton se e njëjta shenjë gishti është përdorur për identifikimin e 12 zgjedhësve, pra potencialisht i njëjti person ka votuar 12 herë. Vetëm katër prova që KAS ka qenë i detyruar t'i marrë, me kërkesë të PD-së, faktojnë rreth 200 shkelje flagrante të ligjit.
Ndërsa, shërbëtorët e Edi Ramës në KAS kanë refuzuar jo një herë, por 57 herë, të bëjnë transparencë të plotë mbi masakrën zgjedhore të 25 prillit. Këto prova janë dëshmi e pakundërshtueshme se vullneti i 1.78 milionë votuesve u diktua nga krimi dhe paligjshmëria. Megjithatë, ne do ta vazhdojmë betejën. Sepse këtë betejë nuk po e bëjmë as për vete, as për anëtarët e KAS, por për qytetarët shqiptarë, të cilët janë viktimat e vërteta e 25 prillit.


Krimet zgjedhore, 53 çështje penale, 23 raste janë transferuar në SPAK
Historia e plotë >
Kolegji rrëzon kërkesën e opozitës për përjashtimin e 7 gjyqtarëve
Historia e plotë >





As talebanët nuk kanë qëlluar mbi televizionin e tyre në Kabul
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Ulet nafta, rritet benzina! Bordi ndryshon çmimet e karburanteve në vend...
Historia e plotë >
DEKLARATË E TOP CHANNEL PËR SULMIN TERRORIST
Historia e plotë >
Nga prilli rritje pensionesh, ja sa do të jetë SHUMA që do t’iu shtohet moshës së tretë

"Dimër" në mes të pranverës! Meteorologia tregon se si parashikohet moti për ditët në vazhdim…

Paundi britanit "mbyt" euron! Këmbimi valutor 29 mars, çfarë po ndodh me monedhat e tjera
Aktualitet

E RËNDË/ E zuri poshtë trungu i pemës, ndërron jetë 42-vjeçari në Berat
Historia e plotë >


