
Kandidati i LSI, Bregu: Qytetarët e Tiranës duan parkim, Veliaj ndërton korsi biçikletash
Kandidati i LSI-së për Tiranën, Vojo Bregu me anë të një postimi në rrjetet sociale ka sulmuar kryebashkiakun Erjon Veliaj sa i përket qarkullimit të makinave, që sipas tij me krijimin e korsive të dedikuara për biçikletat ka krijuar një trafik të rënduar në metropolin shqiptar.
“Ndërkohë që Veliaj ndërton korsi biçikletash, qytetarët duan parkim”, është mesazhi i Bregut në foton e postimit që e shoqëron me trafikun e rënduar të makinave në zonën pranë stadiumit “Dinamo”.
Më tej në postimin e tij, Bregu shkruan se “një zgjidhje gjoja ekologjike për qytetin, që u shit si masë lehtësuese për lëvizjen e qytetarëve, dhe si arritje propagandistike e kryebashkiakut mbi biçikletë, u bë tmerri i parkimit dhe trafikut në kryeqytet. Qytetarët nuk duan spote propagandistike dhe çmime imagjinare ndërkombëtare, duan zgjidhje efiçente për parkimin,ndotjen, trafikun”.






Foto /Rama tallet me gafën e Berishës: Ça ka barku, e nxjerr Facebook
Historia e plotë >


Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

BE-ja e shqetësuar për investimet kineze në Ballkan
Historia e plotë >
“Sherr” në Kosovë/ Vetëvendosja garon në zgjedhjet e 25 prillit në Shqip...
Historia e plotë >
Çunat e Londrës të bëhen gati! Aeroporti i Kukësit së shpejti nis fluturimet, çmime konkurruese (Pamjet)

Parashikimi i motit/ Java nis me diell, por nga nesër priten ndryshime

“Vajzat që marrin kontraceptivë rrezikojnë trombozë nga AstraZeneca"
Zgjedhje 2021




