Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Jemi mbledhur për “varrim”, por nuk ka të vdekur!

Jemi mbledhur për “varrim”, por nuk ka të vdekur!

Duke mos thyer traditën që ka krijuar tashmë, të lënies duke pritur me disa orë të simpatizantëve të tij, Lulzim Basha u shfaq i zbehtë para dekorit të disa të rinjve që ishin rreshtuar para selisë së PD-së.

Lideri i opozitës doli para shqiptarëve për të “justifikuar” humbjen e katërt të tij radhazi në krye të PD, humbje të cilën më shumë sesa një dështim të tij, tentoi ta “shese” si përballje të vështirë me një regjim.

Krah Xhelal Mziut, Flamur Nokës dhe Gazment Bardhit, që duket se janë edhe figurat e vetme që e mbështesin në këto momente kur në selinë blu ka nisur edhe rebelimi për rezultatin dramatik, Basha dha një mesazh pa  thelb dhe pa qëndrim.

Duke refuzuar dorëheqjen, Basha u shpreh se kushdo që mendon se “do të dorëzohemi, nuk na njeh mirë”, duke paralajmëruar një vazhdim të betejës për demokraci.

Por kjo mizanskenë, më shumë sesa nisja e një beteje e re, ngjante me një “varrim”, ku vajtohet për "goditjen" e katërt të PD-së në 8 vite.

Një “varrim” pa “të vdekur”, pasi përgjegjësi kryesor për organizimin e këtij “funerali”, “vendosi” që të mos mbante përgjegjësi./Gazeta SHQIP

Jemi mbledhur për “varrim”, por nuk ka të vdekur!Jemi mbledhur për “varrim”, por nuk ka të vdekur!Jemi mbledhur për “varrim”, por nuk ka të vdekur!Jemi mbledhur për “varrim”, por nuk ka të vdekur!Jemi mbledhur për “varrim”, por nuk ka të vdekur!Jemi mbledhur për “varrim”, por nuk ka të vdekur!Jemi mbledhur për “varrim”, por nuk ka të vdekur!Jemi mbledhur për “varrim”, por nuk ka të vdekur!

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore