Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Zgjedhje 2021

I përgjigjet akuzave të opozitës për e-Albania/ Rama kujton fillimet e tij: Nuk hyra në politikë të gjeja punë si ministër

I përgjigjet akuzave të opozitës për e-Albania/ Rama kujton

Kryeministri Edi Rama nga qyteti i Cërrikut iu është përgjigjur akuzave të opozitës për përdorimin e portalit e-Albania në shërbim të PS-së për identifikimin e votuesve dhe krijimin e atyre që cilësohet si patronazhe, e kontrollimit të tyre.

Kreu i qeverisë Edi Rama bëri një kundër-akuzë përmes ironisë. Ai tha se qeveria nuk i përdor telefonat që të marrë qytetarët për t’iu kërkuar votën por që shteti të zgjidhë problemet që ata kanë. Rama deklaroi se qëllimi i krijimit dhe funksionit të E-Albanias është që shteti të jetë në xhepin e qytetarit.

“Kam krijuar E-Albanian që njerëzit të kapërcejnë hallkat e burokracisë. Unë dua që e gjitha marrëdhënia e qytetarit me shtetin të futet në xhep. Nuk i përdorim telefonat për t’ju nxirë jetën juve me kë je hajde voto për ne.  Por duam që telefon të funksionojë që ne shteti të ju zgjidhim ju problemet. Kemi bërë shumë dhe do bëjmë shumë dhe nuk do lejojmë që asgjë që ato që kemi ngritur të cenohet”, tha Rama.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka kujtuar fillimet e tij në politikë gjatë takimit me qytetarët në Cërrik në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit.

Rama zbuloi se në politikë nuk u fut nga halli se nuk dinte të bënte punë të tjera por bindja se maja ku Shqipëria ku duhet të ngjitem është e arritshme.

Rama: Po ju thosha disa të rinjve sot në Gramsh, mua nga emigracioni nuk më ka sjellë ndonjë nevojë që të gjej një punë si ministër, nuk më ka futur në politikë halli se nuk dija të bëja punë të tjera. Politika nuk ishte pasioni im i parë, por në politikë më futi bindja se maja ku Shqipëria duhet të ngjitet është e arritshme.

Na duhet punë e jashtëzakonshme. Është shumë e thjeshtë, nëse do të bësh dallimin. Ata kanë dalë nëpër Shqipëri, thonë që para 8 vitesh ndodhi aksident, dmth populli lajthit e hoqi ata. |Tani duan të korrigjojnë gabimin.

Populli e ka paguar më shumë se njëherë, janë zgjuar nga ëndrra shumë të dhimbshme kur kanë besuar tek Haxhi Qamili dikur, apo Sudja Nebiu e Xhaferi. Kur kanë besuar se pa punë, pa karakter, pa këmbëngulje, pa guxim, pa drejtim mund t’ia dilnin mbanë.

Ndërkohë që nga ana tjetër jemi ne që nuk ofrojmë këtu as receta magjike, dhe as fusha me lule, një lule këtu e atje, për secilin lule. Do i japim biznesit kaq mijë euro, të rinjve, çifteve, të moshuarve, familjeve, këtyre, atyre aq mijë euro. Këto shqiptarët i kanë dëgjuar e provuar më parë. Do ishte kulmi t’i provonin përsëri, duke shkuar si cjapi tek kasapi.

Unë prandaj jam i bindur që s’do ndodhë kështu. Madje jo vetëm mos ndodhë, por të rimarrim një mandat të fortë për t’u ngjitur e për ta çuar Shqipërinë në majën që meriton. Duhet të bashkohemi, t’i harrojmë të tjerat, sepse vota për numrin 12 në fletën e votimit nuk është votë për parti, është votë për ta bërë Shqipërinë të ardhmen tonë. Ata e duan Shqipërinë vetëm për pushtet, kur s’kanë pushtetin nuk lënë gjë pa i bërë Shqipërisë, nuk lënë dy gurë bashkë, janë gati ta djegin për pushtetin e tyre. Nuk lënë fjalë të ulët, poshtërsi kur flasin me të huajt për Shqipërinë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore