Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Zgjedhje 2021

“Edhe 4 ditë…“, Meta kërcënon: Përmbysim "Fuks-Shtetin" e Rilindjes, bëhuni gati se dhe pulat do t’ua sekuestrojmë

“Edhe 4 ditë…“, Meta kërcënon: Përmbysim

Presidenti i Ilir Meta nuk përmbahet në deklaratat e tij, duke bërë thirrje për për të votuar kundër PS-së dhe kësaj here ka paralajmëruar ato që sipas tij po bëjnë presione dhe blerje të votave.

Në reagimin e tij në Facebook, Meta paralajmëron se nëse opozita dhe partia e tij, LSI vjen në pushtet do t'ia sekuestrojë dhe pulat, ashtu siç vepronte si dikur regjimi komunist ndaj atyre që cilësoheshin si kulakë.

"Asgjë nuk e ndal triumfin e vullnetit të Sovranit, që përmes Referendumit të 25 Prillit do ta përmbysë Fuks-Shtetin e "Rilindjes" dhe do të rivendosë shtetin e së drejtës dhe Llogaridhënien.
Të gjithë ju zyrtarë, që nuk keni kartelë psiqike, mos e rëndoni pozitën tuaj duke shkelur ligjin dhe Kodin në ditët dhe orët, që vijnë. Të gjithë ju "të fortë", që po përdoreni nga pushteti kriminal për presione dhe blerje votash, bëhuni gati se edhe pulat do t'ua sekuestrojmë!", shprehet Meta.

Postimi i plotë në Facebook

Edhe 4 ditë, që Sovrani të rimarrë në duart e tij sovranitetin e grabitur pabesisht dhe poshtërsisht me zgjedhje si ato të Shijakut, të Dibrës, dhe me ato të paligjshme vendore.
Të gjithë qytetarët të verifikojnë qendrat e tyre të votimit dhe me qetësi dhe vendosmëri të nisen drejt kutive të votimit në këto zgjedhje historike për vendin dhe kombin tonë për 100 vitet e ardhshme.
Asgjë nuk e ndal triumfin e vullnetit të Sovranit, që përmes Referendumit të 25 Prillit do ta përmbysë Fuks-Shtetin e "Rilindjes" dhe do të rivendosë shtetin e së drejtës dhe Llogaridhënien.
Të gjithë ju zyrtarë, që nuk keni kartelë psiqike, mos e rëndoni pozitën tuaj duke shkelur ligjin dhe Kodin në ditët dhe orët, që vijnë.
Të gjithë ju "të fortë", që po përdoreni nga pushteti kriminal për presione dhe blerje votash, bëhuni gati se edhe pulat do t'ua sekuestrojmë!
Kush prek votën e 25 Prillit ka sulmuar sovranitetin e popullit dhe të Republikës së Shqipërisë dhe do trajtohet si armik i Republikës dhe Kushtetutës!
Kush shet votën, shet nderin e familjes së tij dhe nuk e meriton të quhet njeri dhe kurrsesi shqiptar.
Përpara me qetësi e vendosmëri drejt qendrave të votimit, për Shqipërinë europiane, që ristarton fuqishëm më 25 Prill.
SHQIPËRIA DO TË JETË E SHQIPTARËVE PËRJETËSISHT!

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore