
E kërcënuan dy persona pas numërimit të votave, kandidati për deputet kallëzim në polici: Hiq dorë se do të zhdukim
Kandidati për deputet i Partisë Aleanca Demokracia e Re, drejtuar nga Myslim Murrizi, i është drejtuar Policisë së Fierit me një kallëzim penal pak ditë pas zgjedhjeve të 25 prillit.
Kandidati për deputet i Partisë Aleanca Demokracia e Re, Andi Turhanajn, i është drejtuar Policisë së Fierit me një kallëzim penal pak ditë pas zgjedhjeve të 25 prillit.
Kandidati i partisë së drejtuar nga Myslim Murrizi, thotë se ka marrë kërcënime pas pretendimeve që ai ngriti se votat për të janë manipuluar.
Duke folur për mediat, Andi Turhanaj ka deklaruar se mesditën e së enjtes, 29 prill, kanë qenë dy persona të panjohur që i kanë shkuar pranë shtëpisë së tij dhe e kanë kërcënuar.
“Pas numërimit të votave pashë që shumë vota tonat kishin dalë abstenim. E shpreha në shumë vende që kësaj gjëje unë do i shkoj deri në fund se isha i bindur te votat që kisha e njerëzit që më mbështesin.
Kur po futesha nga hyrja nga mbrapa e pallatit më vijnë dy djem. Njëri ishte me një çantë e rrinte mbrapa e tjetri mu afrua në fytyrë e më thotë “hiq dorë se do të zhdukim”.
Pas kësaj fjale më thanë filluan dhe me ofendime banale. Kur u futa në tunelin e pallatit tentova të kthej kokën. Më thanë “kokën drejt” e filluan prapë duke më sharë“, ka deklaruar për mediat kandidati për deputet.


Krimet zgjedhore, 53 çështje penale, 23 raste janë transferuar në SPAK
Historia e plotë >
Kolegji rrëzon kërkesën e opozitës për përjashtimin e 7 gjyqtarëve
Historia e plotë >





Çfarë ndodh kur udhëheqësit shpërfillin të vërtetën?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

A do të garojë për kryetar të PD-së? Ja si përgjigjet Lulzim Basha: Unë ...
Historia e plotë >
Nga Mustafa Nano te Ervin Bushati, zbulohen emrat e rinj të qeverisë për...
Historia e plotë >
Rekord historik për Euron/ Monedha europiane "rrëzon" edhe dollarin e paundin britanik (Shifrat)

Tiparet e Eurobondit: Çmimi më i shtrenjtë që në 2010, maturiteti ulet për shkak të interesave të larta

Këmbimi valutor/ Euro dhe paundi bien në pikiatë, çfarë po ndodh me dollarin?
Aktualitet




