
Doktoren e shkencave apo kandidaten e komunitetit çam, kë do fusë Rama në parlament (FOTO)
Ndryshimet në Kod u mundësuan krerëve të partive politike të garonin për deputet në më shumë se një qark.
Kryeministri Edi Rama zgjodhi Durrësin dhe Vlorën, ku PS arriti objektivin duke fituar, nga 8 mandate, ndërsa kryeministri mori edhe votën preferenciale në dy qarqet.
Kreu i qeverisë duket më i preferuar në Durrës ku ka marrë 15871 vota, ndërsa në Vlorë 11412.
Nëse Rama zgjedh të jetë deputet i Durrësit, atëherë automatikisht mandatin e tij në Vlorë, e merr kandidatja e renditur pas tij në listë, Teuta Ramaj, që ka grumbulluar 1738 vota preferenciale.
Nëse Rama preferon të mbetet ligjvënës në Vlorë, atëherë mandati i deputetes në Durrës i shkon kandidates nr.9 në të qark Ana Dhamo.
Kush janë Teuta Ramaj dhe Ana Dhamo
Teuta Ramaj ka lindur në Vlorë më 25/12/1982. Në vit 2014 ka kryer studimet në UV "Ismail Qemali" Vlorë (departamenti i mësuesisë) Master i Shkencave në Mësimdhënie e Gjuhës Shqipe dhe Letërsi, e cila në këtë fushatë elektorale iu bashkua ekipit socialist, si kandidatja e komunitetit çam për deputete me numrin nëntë nën siglën e Partisë Socialiste.
Ana Dhamo lindi në Durrës, në2 shtator 1985. Znj. Dhamo është Doktore Shkencash në profilin e Drejtë Publike. Në maj të vitit 2012 ajo ka përfunduar Shkollën e Specializimit për Profesionet Ligjore pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Urbinos./Gazeta SHQIP


Krimet zgjedhore, 53 çështje penale, 23 raste janë transferuar në SPAK
Historia e plotë >
Kolegji rrëzon kërkesën e opozitës për përjashtimin e 7 gjyqtarëve
Historia e plotë >





Çfarë ndodh kur udhëheqësit shpërfillin të vërtetën?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

A do të garojë për kryetar të PD-së? Ja si përgjigjet Lulzim Basha: Unë ...
Historia e plotë >
Nga Mustafa Nano te Ervin Bushati, zbulohen emrat e rinj të qeverisë për...
Historia e plotë >
Rekord historik për Euron/ Monedha europiane "rrëzon" edhe dollarin e paundin britanik (Shifrat)

Tiparet e Eurobondit: Çmimi më i shtrenjtë që në 2010, maturiteti ulet për shkak të interesave të larta

Këmbimi valutor/ Euro dhe paundi bien në pikiatë, çfarë po ndodh me dollarin?
Aktualitet



Përplasja e Ballës me Berishën, ndërhyn Noka: Ky halabak ordiner…
Historia e plotë >
