Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Zgjedhje 2021

Celibashi reagon ndaj akuzave të Metës:Nuk ka asnjë mundësi manipulimi të votimit elektronik

Celibashi reagon ndaj akuzave të Metës:Nuk ka asnjë mundësi

Nuk ka asnjë mundësi për të manipuluar votimin elektronik në KZAZ numër 40 në kryeqytet, Është ky konfirmimi që dha kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi në kryeqytet, në përgjigje të akuzave të presidentit Ilir Meta një ditë më parë kur tha se ka një skenar për të manipuluar KZAZ 40 në kryeqytet. Sipas Celibashit procesi është 100% i sigurt dhe nuk ka asnjë mundësi manipulimi.

“Ajo që mund të them me siguri të plotë në njësinë bashkiake 10 , procesi është 100% i sigurt nga çdo pikëpamje dhe nuk ka shanse që dikush tjetër të përpiqet ta manipulojë atë, procedurat e votimit  janë 100% të sigurta dhe vota do të jetë 100% e sigurt dhe rezultatet e zgjedhjeve do të reflektojnë 100% vullnetin e zgjedhësve. Edhe në aspektin organizativ në këtë njësi dhe njësitë e tjera, gjithë procesi ofron siguri të plotë për mos cenimin e votës”, tha kryekomisioneri.

Ndwrsa bwhet e ditur se ka përfunduar printimi dhe paketimi i fletëve të votimit për 6 qarqe. Përsa i përket Tiranës do të ketë një procedurë ndryshe nga të tjerët për shkak të numrit të madh të zgjedhësve në këtë zonë zgjedhore.

“Ka përfunduar printimi dhe paketimi i fletëve të votimit për qarqet Vlorë, Korçë, Berat, Gjirokastër, Elbasan dhe Fier dhe mbërrijnë në Shqipëri brenda ditës së sotme. Fletët e Votimit po printohen nga kompania sllovene Cetis”, shkruan në twitter Komisioneri Celibashi. Ndërkohë pritet të printohen dhe paketohen edhe për 6 qarqe të tjera", tha ai.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore