Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Zgjedhje 2021

“Boll më!“, Basha në Peqin: Mbylljani derën Ramës në fytyrë

“Boll më!“, Basha në Peqin: Mbylljani derën

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është ndalur ditën e sotme në Peqin. Ai është pritur në Pavojë nga qindra qytetarë dhe kjo ndalesë ka shërbyer për t'i dhënë qytetarëve dhe mesazhin për zgjedhjet.

"Për vite me radhë kam pasur nderin të jem deputet i qarkut të Elbasanit dhe Peqinit, bashkë njihemi edhe pse jemi takuar shpesh, por edhe sepse na kanë lidhur hallet, sfidatat dhe sa herë marrë rrugën nga Tirana në Elbasan, sa herë që distanca mes Tiranë-Peqin është bërë 4 herë më e shkurtër për shkak të tunelit të Elbasanit kujtohem sa e pandalshme është fuqia jonë. 8 vite ua ka ulur kokën me bandat e tij, ju ka keqtrajtuar, ju ka fyer, papunësia ka shkatërruar ekonominë familjare, sot le të bëhemi bashkë, dita e ndryshimit po afron, Peqini do ndryshim, Shqipëria do ndryshim dhe ndryshimi që po vjen është përfundimi i rrugës që kemi nisur bashkë duke sjellë standartet Europiane, arsim dinjitoz. Rama përsërit të njëjtat premtime në 8 vite, atij duhet t'i mbyllet dera në fytyrë, i thuhet 'ik, boll më'", tha Basha.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore