Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Zgjedhje 2021

Batutat/ Rama ngacmon Tërmet Peçin me Damian Gjiknurin: Kemi dhëndër Lulin këtu, nuk ma priste mendja... (video)

Batutat/ Rama ngacmon Tërmet Peçin me Damian Gjiknurin: Kemi

Kryeministri Edi Rama në kuadër të takimeve elektorale është ndalur edhe në Përmet, ku ka konsumuar një drekë në një nga restorantet agro-turizëm të zonës.

Rama shoqërohej nga kryebashkiaku i Përmetit, Tërmet Peçi ku gjatë bisedave, kreu i qeverisë nuk kurseu as batutat.

Kryeministri kishte vënë re që Tërmet Peçin përpara në tryezë mbante një gotë me ujë dhe jo me raki. Kjo i ka mjaftuar për ta ngacmuar me batuta, ku ndër të tjera i tha: “Të tëra i prisja nga ty, por që të na bëjë gëzuar me ujë këtë nuk e prisja. Kjo është e vetmja gjë që më del jashtë parashikimit. Gëzuar me ujë në Gjirokastër është normale, por këtu te dy unë nuk e kuptoj”. Ndërsa nuk kanë munguar thumbimi se në Përmet kanë dhëndër Lulin, duke nënkuptuar kreun e PD-së, Lulzim Bashën.

Ja biseda dhe batutat mes Edi Ramës dhe Tërmet Peçit:

Tërmet Peçi: Kam kënaqësinë të prezantoj të gjithë…(i bie telefoni)

Edi Rama: S’të lë populli, të shkatërroi

Tërmet Peçi: Vetëm më ke mësuar t’i përgjigjemi popullit orë e minutë

Edi Rama: Vetëm aty mos çedo.

Edi Rama: Të tëra i prisja nga ty, por që të na bëjë gëzuar me ujë këtë nuk e prisja. Kjo është e vetmja gjë që më del jashtë parashikimit. Gëzuar me ujë në Gjirokastër është normale, por këtu te dy unë nuk e kuptoj.

Tërmet Peçi: Jemi në kohë të trazuara dhe mendja duhet të jetë e kthjellët.

Edi Rama: Shkurt muhabeti nuk ke raki për të bërë gëzuar. Bëjmë shkak, s’ka problem.

Kryeministri Edi Rama ka ngacmuar kryebashkiakun e Tepelenës, Tërmet Peçi.

Rama: Ti je nga Picari tamam. Nga aty vjen tërmeti. Ke garë të fortë me Damianin?

Peçi: Unë kam lindur tërmet, ai do të bëjë tërmet.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore