Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Zgjedhje 2021

Batuta/ Rama: Luli premton universitet në Peshkopi, imagjinojeni do keni dekan Xhelalin

Batuta/ Rama: Luli premton universitet në Peshkopi, imagjinojeni do keni

Kryesocialisti nuk ka ngurruar të lëshojë batuta dhe thumbime ndaj opozitës dhe kundërshtarit të tij politik.

Ndërsa gjatë fjalës së tij u ndal te premtimi i kryedemokratit Lulzim Basha për të hapur një universitet në Peshkopi.

“Dëgjova që Luli kishte thënë të hapim universitetin e Peshkopisë, prapë nga e para. A e kuptoni ju tani, këtë, universitet në Ulëz, në Burrel, në Dibër, kudo që shkel Luli? Jo ne nuk do të hapim universitet, po do i mundësojmë vajzave dhe djemve të Dibrës të shkojnë në Tiranë dhe të diplomohen dhe në do të bëjmë që universitetet e huaja të integrohen me ato në Tiranë. Imagjinojeni universitetin në Peshkopi, e hap Luli edhe kemi dekan Xhelal Mziun”, tha Rama.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore