Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Zgjedhje 2021

Basha zbulon se pse Rama nuk vjen në debat: Ai fryhet dhe e trash zërin, por...

Basha zbulon se pse Rama nuk vjen në debat: Ai fryhet dhe e trash

Në takimin me fermerët me Cërrikut, kryedemokrati Lulzim Basha i është rikthyer çështjes së përballjes në një debat televiziv mes kundërshtarin e tij politik, Edi Rama.

Ai theksoi se detyra e Ramës është të thojë se çfarë ka bërë për tetë vite me radhë me premtimet që ju ka dhënë. “Ai nuk vjen as në debat për një arsye të thjeshtë, se sa do që fryhet dhe e trash zërin në thelb është një frikacak për t’u përballur, sepse nuk ka realizuar asnjë prej premtimeve që ka mbajtur, ka dështuar dhe se nuk ka se si të përballet”, tha Basha.

Ai shtoi se “Ai bredh nëpër Shqipëri dhe vetëm për t’iu shmangur një pyetje të vetme: Ore çfarë bërë këto tetë vite? Që vjen e kërkon prapë 4 vite të tjera. Edhe katër vite do e kemi njësoj si këto tetë vite. Unë nëse nuk arrij që këto katër vite si kryeministër, nuk kërkoj një mandat të dytë”.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore