Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Zgjedhje 2021

Basha: Ka zero shanse që Rama të jetë pjesë e qeverisë sime pas 25 prillit

Basha: Ka zero shanse që Rama të jetë pjesë e qeverisë

Kryetari PD-së, Lulzima Basha i është përgjigjur negativisht ftesës së Ramës pë koalicion, duke deklaruar se kundërshtrari kryesor politik i tij, nuk do të jetë kurrë pjesë e qeverisë së tij.

“Si ka mundësi një njeri që e kaloi fushatën si satelit i kandidatit për kryeministrit, që sillet rreth e qark fushatës time… Pse u kujtua të bëjë ditët e fundit këtë ftesë? Rama e ka mësuar që në 25 prill do të humbë. Po mundohet të hapë një deriçkë për t’u bërë pjesë e qeverisë tonë. Në mënyrë të prerë, ai nuk do të jetë pjesë e aleancës tonë. 25 prilli, bëhet për një pyetje, edhe katër vjet si këto që shkuan, me të gjithë problemet e papunësisë, ekonomisë, shëndetësisë, bllokimin nga Europa, apo për ndryshimin? E kam parë dhe prekur entuziazmin, shpresën", tha Basha në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV .

Ai e ka cilësuar këtë ftesë i një marifet të kryesocialistit, duke shtuar se ka zero shanse që Rama të jetë pjesë e qeverisë PD-së.

"Është marifet i fundit. Në mënyrë absolute, ndryshim pa larguar Edi Ramën, nuk ka. Në mënyrë absolute pa Edi Ramën.. Zgjedhjet nuk bëhen për PD dhe PS, por për shqiptarët. Ne kemi ardhur pasi kemi vrojtuar nga afër dhimbjet e tyre, mundësitë reale të Shqipërisë. Zgjedhja që shqiptarët do të bëjnë nuk bëhet për mua, por për fëmijët e tyre. Ka zero shanse që Edi Rama të jetë pjesë e qeverisjes time. Aleanca për ndryshim do të fitojë”, – tha Basha.


 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore