Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Zgjedhje 2021

Andoni në “Breaking”: Basha duhet të largohet, Meta u kthye në butaforik dhe dëmtoi opozitën

Andoni në “Breaking”: Basha duhet të largohet, Meta u

Gazetari dhe analisti Ben Andoni në studion e “Breaking” në Top News, ka deklaruar se Basha i humbi zgjedhjet dhe se duhet të largohet nga posti i kryetarit të PD-së.

Kritikat e tij u fokusuan më tepër në lënien jashtë listave fituese të emrave të njohur të PD-së, duke futur aleatët e PD-së, që rezultuan se morën shumë pak vota, duke kujtuar precedentin Dule.

“Nëse zotërinj donin të protestonin, jo para selisë së PD, e jo  në këtë lloj forme se është protokollare. Reale është rëndësia institucionit të PD-së nëpërmjet mekanizmave e strukturave ta realizosh atë. I përmbahem një teorie tjetër, njerëzit që e kundërshtojnë që për mua çalon. Mua me Belindin ndaj diçka tjetër me aleatët e PD-së. E dinin që çfarë prodhoi ajo listë. Më vjen keq se në radhën e madhe të PD-së, nuk arrij pse nuk janë deputet Florion Mima, Çlirim Gjata, Dorian Teliti, Gent Strazimiri që kanë dhënë shumë kontribute. Përpos kësaj zëri i Dules në Himarë, që duhet të gëlonte në interes të PD është i munguar. Unë mendoj se në statusin e PD është ta japë dorëheqjen, nuk besoj se do të jetë e largët dita që PD do të tregojë resurset e veta, por me zotin Basha nuk shkohet sipër. Kjo do të vazhdojë të pengojë PD-në, ajo duhet të mendoj që të hënën për zgjedhjet lokale, demokratët kanë nevojë për alternativë politike dhe jo qasje dhe jo kundërshtime, Basha nuk është fryma e kësaj partie”, tha Andoni.

Ndërsa ai u shpreh se qëndrimi i mbajtur nga ana e presidentit Ilir Meta e dëmtoi opozitën. “Meta u kthye në butaforik, dëmtoi shumë opozitën, linte për të dëshiruar. U dukë si një fushtatë Meta-Rama, zoti Basha nuk arriti ta përballonte, duhej të ishte më pak një qasje tjetër me njerëzit, ndoshta nuk duhet ti linte në hije aleatët”, tha Andoni.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore