Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Zgjedhje 2021

A do ta pranoje ftesën e Lulzim Bashës për të kandiduar?! Ja përgjigjja e Dr.Najada Çomos

A do ta pranoje ftesën e Lulzim Bashës për të kandiduar?! Ja

Shefja e Infektivit, Najada Como ka folur në “Top Talk” për përfshirjen në politikë dhe kandidimin si deputete në listën e PS në qarkun e Tiranës.

E pyetur nëse do të pranonte ftesën e Lulzim Bashës, Çomo tha se opozita ka dhënë vetëm fjalë negative për punën e stafit në spitalet Covid, ndaj nuk kishte si të merrte një ftesë për tu bërë pjesë e tyre.

Najada Çomo: Ka një gjë që në të gjithë këtë pjesën e pandemisë së këtij viti kemi parë shumë njerëz që na kanë suportuar, pra biznese të ndryshme, njerëz të thjeshtë, qoftë një tufë me lule, atë ç’ka ne nuk pamë si grup i madh nuk dëgjuam një fjalë pozitive por vetëm negative për punën e bërë, kështu që nuk kisha si të ftohesha nga pjesa e opozitës.

Thirrja nga kryeministri i vendit ishte organike sepse gjatë gjithë kohës së pandemisë ne kemi qenë në kontakte të paktën online dhe ka qenë 3 ose 4 herë duke ardhur 5 metra larg pacientit të shtruar dhe ishte një suport i mirë moral për ata që punojnë në spitalet Covid nga dita e parë deri sot.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore