Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Aventura me Bankers dhe Armon, Bello: Shteti të ndërhyjë, ku u gabua me sektorin e naftës

Aventura me Bankers dhe Armon, Bello: Shteti të ndërhyjë, ku u

Pajtim Bello i ftuar në Zona Zero në Top News, bëri thirrje që shtetit të ndëryjë në sektorin e hidrokarbureve, ashtu siç po ndërhyn në atë të energjisë elektrike. Eksperti i njohur theksoi se kjo është imediate nisur nga fakti se vendi ndodhet në prag të një krize. Ai u ndal edhe te fakti se kompania Bankers nuk paguan taksa, duke theksuar se deklarohet se ka humbje.

"Po the naftën mos u numëro të tjetër. Pak vende kanë naftë, jemi ndër vendet e pakta prodhuese e përpunues. E keqja është që në momentin kur është dhënë koncesioni apo privatizimi ajo kontratë nuk ka parashikuar mekanizmin e ndërhyrjes së shtetit. Shteti duhet të ketë aksionet e artë, që të kesh kompetenca për të ndërhyrë kur ka interesa strategjike. Në momentit kur u privatizua ato u panë veç e veç me ARMON me kompaninë e përpunimit. Këto hallka të shkatërruara sollën këtë situata, ARMO deri në vitin 1996 fuste 30 milionë USD në buxhet, pa u privatizuar. ARMO sot i është ofruar bankave, si peng. Duhet ta rishtetëzosh, por duhet të paguash shumë si kosto në banka . Si mund t'i jepej Rezart Taçit një kompani që fshihej pas disa kompanive. E morën e bënë aventura, e njëjta gjë bën me Bankers, sepse ato bëjnë llogaritje i kanë lejuar që të njohin humbje në kontratë. Bëjnë histori lloj-lloj, histori shkencore dhe lloj-lloj, kam lexuar disa kompani i transferojnë paratë për gjëra jo të domosdoshme, për konferenca", tha Bello.

Ai theksoi se "duhet të vihet dora e fortë dhe në sektorin e hidrokarbureve në këtë moment kur kemi krizë. Krizat janë ato që bëjnë që të bëjnë kapërcimet"./Gazeta Shqip

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore