Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Zyrtare/ UEFA pranon kërkesën e Italisë për ndryshimin e listës

Zyrtare/ UEFA pranon kërkesën e Italisë për ndryshimin e

Italia ka marrë miratimin zyrtar nga UEFA, për të zëvendësuar Stefano Sensin e dëmtuar, me Matteo Pessinën në listën finale prej 26 futbollistësh, me të cilët do të garojë në Kampionatin Europian.

Fillimisht ishte mesfushori zikaltër pjesë e listës, por në grumbullim u mbajt edhe Pessina, pasi Sensi pësoi një dëmtim, prej të cilit nuk mund të rikuperohej dot në kohë për të marrë pjesë në kompeticionin më të rëndësishëm në kontinent.

Rregullorja e UEFA-s parashikon ndryshime në listë deri në 24 orë para ndeshjes hapëse, vetëm në rast të ndonjë infektimi me koronavirus apo dëmtimi të rëndë, teksa Italia bëri aplikimin pikërisht pasditen e djeshme në zyrat e qeverisë europiane të futbollit.

Me dosjen mjekësore të Sensit, ku përfshiheshin të gjithë ekzaminimet që konfirmonin dëmtimin, ‘të kaltrit” ia dolën të bindin UEFA-n të pranojë ndryshimin e tij në listë me mesfushorin e Atalantës Mateo Pessina.

“Të kaltrit” do të zbresin në fushë më 11 qershor në orën 21:00 në stadiumin “Olimpico” të Romës, ku do të përballen me Turqinë pikërisht në ndeshjen hapëse të Kampionatit Europian 2020.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore