Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Zyrtare/ Sanchez bëhet i Interit dhe nënshkruan për 3 sezone

Zyrtare/ Sanchez bëhet i Interit dhe nënshkruan për 3 sezone

Alexis Sanchez bëhet përfundimisht një futbollist zikaltër. Interi arriti marrëveshjen me Manchester United për të marrë me parametra zero sulmuesin 31-vjeçar, i cili nga ana tjetër ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me Sanchez, me një pagë prej 7 milionë eurosh në sezon.

Futbollisti është pjesë e zikaltërve që prej verës së kaluar, kur erdhi në huazim një vjeçar nga Manchester United, por fillimi në Milano ishte mjaft i vështirë, pasi qëndroi për disa muaj larg fushave për shkak të një dëmtimi.

Sulmuesi kilen kishte edhe dy vite kontratë me Manchester United, ku përfitonte një pagë vërtetë të majme, ndaj “djajtë e kuq” zgjodhën ta lënë të lirë t’i bashkohet Interit, për të kursyer rreth 60 milionë euro.

Tani për sezonin e ardhshëm te Interi janë të konfirmuar Romelu Lukaku dhe Alexis Sanchez, ndërsa ka ende për Lautaro Martinez, pasi pikërisht nga e ardhmja e tij, pritet të kushtëzohet edhe merkatoja në sulmin e zikaltërve. Lautaro përflitet se do të shkojë te Barcelona.

Kontrata e re me Sanchez vjen një ditë pasi Interi mposhti Getafen dhe u kualifikua për Ligën e Europës.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore