
ZYRTARE / Luis Enrique nuk është më trajneri i Spanjës
RFEF (Federata Mbretërore e Futbollit Spanjoll) njoftoi këtë të enjte largimin e Luis Enriques nga posti i trajnerit, të cilin e mban që nga viti 2018. Pas Kupës së Botës në Rusi, ai pasoi Fernando Hierro, i përkohshëm i zgjedhur në postin e trajnerit, pas largimit të Julen Lopeteguit.
Komunikimi zyrtar nga Federata vjen as 48 orë pas eliminimit zhgënjyes spanjoll ndaj Marokut, me penallti, në 1/16 e Botërorit të Katarit.
Vitin e kaluar, me rastin e "Euro2020", Luis Enrique udhëhoqi Spanjën deri në gjysmëfinale, ku edhe me penallti humbi nga kampionia Italia. Në total, Luis Enrique bëri 40 ndeshje si trajner, duke arritur 23 fitore, 12 barazime dhe 5 humbje.
Luis de la Fuente, trajneri U21, duhet të jetë pasardhësi i tij në krye, në mënyrë që të fillojë përgatitjet për kualifikimin në "Euro2024" (Spanja është në grupin A, me Gjeorgjinë, Qipron, Skocinë dhe Norvegjinë).






“Neuer theu kodet”/ Kahn: Foli publikisht, na dëmton në një moment delikat
Historia e plotë >


Inteligjenca Artificiale: Agimi i një epoke të re që do të na shkundë
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

SKANDALI me korrupsionin/ Merret vendimi për Alda Klosin, ish-zyrtarja u...
Historia e plotë >
"Dorëheqja është detyrim"/ PD publikon spotin, ja kur do mbahet protesta...
Historia e plotë >
Këmbimi valutor 8 shkurt 2023/ Me sa blihen dhe shiten dollari e euro për ditën e sotme?

Bëhuni gati, acari ‘mbërthen’ Shqipërinë! Çfarë pritet të ndodhë me temperaturat ditën e nesërme

Këmbimi valutor 6 shkurt 2023/ Me sa blihen dhe shiten dollari e euro për ditën e sotme?
Aktualitet

Rekord temperaturash në veri të vendit/ Termometri shënon deri në -22 gradë
Historia e plotë >


