Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

ZYRTARE! Ja kush është presidenti i ri i Juventus, çfarë do ndodhë me klubin?

ZYRTARE! Ja kush është presidenti i ri i Juventus, çfarë

Ashtu siç pritej, Gianluca Ferrero, u zgjodh zyrtarisht president i Juventusit këtë të mërkurë, pas dorëheqjes së Andrea Agnelli në nëntor 2022, në një kohë kur klubi i Serisë A po hetohet nga drejtësia transalpine.

Ferrero, menaxher dhe administrator i disa kompanive, ishte kandidati për presidencën e Juventusit i emëruar nga Exor, 'holding' i familjes Agnelli, pas dorëheqjes së Andrea Agnelli, i cili drejtonte klubin torinez që nga viti 2010, si dhe zv.presidenti Pavel Nedved dhe anëtarët e tjerë të Bordit të Drejtorëve.

Ferrero merr përsipër fatet e Juventusit në një kohë kur klubit mund t'i duhet të përballet me drejtësinë italiane për mashtrim të dyshuar tatimor, paraqet një situatë shqetësuese financiare dhe pasi ekipi i futbollit nuk fitoi asnjë titull sezonin e kaluar, për herë të parë në 11


vjet.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore