Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Zyrtare/ Gianni de Biasi firmos me Azerbajxhanin: Dëshirë e madhe për të filluar

Zyrtare/ Gianni de Biasi firmos me Azerbajxhanin: Dëshirë e madhe

Gjithçka është zyrtare. Gianni de Biasi do të jetë trajner i kombëtares së Azerbajxhanit.

Ish-trajneri kuqezi firmosi sot. Ishte vetë 64-vjeçari, ai që e ka bërë me dije këtë fakt përmes një mesazhi në rrjetet sociale, ku shkruan: “Sot nënshkrova (materialisht) kontratën që më lidh me Federatën e Azerbajxhanit deri më 30 nëntor 2021. Dëshirë e madhe për të filluar përsëri me një sfidë të re të madhe….”

Federata Azerbajxhanase e Futbollit ka konfirmuar se trajneri i ri do të mbërrijë më 10 gusht në Baku, për të filluar punën për ndeshjet kualifikuese të Ligës së Kombeve, të cilat startojnë në shtator:“Bisedimet midis AFFA dhe Gianni De Biasi për emërimin e tij si trajner i kombëtares së Azerbajxhanit ishin të suksesshme dhe sot u nënshkrua një marrëveshje.

Kontrata mbulon sezonin aktual të Ligës së Kombeve dhe raundin kualifikues të Kupës së Botës 2022. De Biasi është planifikuar të arrijë në Baku më 10 gusht”.

Zyrtare/ Gianni de Biasi firmos me Azerbajxhanin: Dëshirë e madhe

Zyrtare/ Gianni de Biasi firmos me Azerbajxhanin: Dëshirë e madhe

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore