Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Zyrtare, Ervin Skela trajner i ri i Eintracht Frankfurt U-17

Zyrtare, Ervin Skela trajner i ri i Eintracht Frankfurt U-17

Tashmë është zyrtare, Ervin Skela do të jetë trajneri i ri i skuadrës së 17-vjeçarëve të Eintracht Frankfurt, me ish-mesfushorin e kombëtares shqiptare që ka hedhur një hap të madh përpara në karrierën e tij si trajner.

Një arritje kjo e Skelës që pasi spikati si futbollist te Frankfurt në periudhën 2001-2004 tashmë do të kërkojë të lërë shenjë edhe si numri 1 i stolit.

Tek Eintracht Frankfurt janë të kënaqur me zgjedhjen e bërë dhe kanë shumë besim te Skela. “Ervini e njeh mirë klubin dhe ka fituar shumë përvojë gjatë viteve këtu në Eintracht. Si një bashkë-trajner, si dhe një trajner individual ai ka provuar se mund t’ua kalojë përvojën e tij profesionale djemve. 

Ne jemi shumë të kënaqur që ai tani po bën hapin tjetër si trajner me ekipin U17″, është shprehur zyrtari i klubit gjerman, Andreas Moller. Skela ka nënshkruar me Eintracht Frankfurt deri më 30 qershor të vitit 2022.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore