Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Zlatan Ibrahimoviç do ta shohim si aktor, ja filmi ku do marrë pjesë

Zlatan Ibrahimoviç do ta shohim si aktor, ja filmi ku do marrë

Zlatan Ibrahimovic vazhdon të na habisë. Përveç se futbollist i mirë, zotërues i rripit të zi në Taekwondo, një sipërmarrësh veshjes me markën e tij, një showman prezantues në Sanremo ndërsa tani do ta shikojmë edhe si aktor. Zlatan Ibrahimoviç është unik brenda dhe jashtë fushe dhe këtë e tregon sipërmarrja e tij e fundit ku do të jetë pjesë e filmit të famshëm Asterix e Obelix, një realizim i ri francez dhe me kasë të shkëlqyer aktorësh shto këtu edhe një futbollist si ai suedez.

Flitej prej kohësh për një pjesëmarrje të 39-vjeçarit në botën kinematografike si protagonist dhe tani më në fund u zyrtarizua roli I tij si Antivirus në filmin më të ri me regjisor, Guillaume Canet.

Filmi i famshëm humoristik do të ketë një pjesmarrje elitare nga kinematografia franceze dhe emra si Marion Cotillard, Vincent Cassel, këngëtarja Angele, reperi Orelsan do të shoqërohen edhe nga lojtari suedez me një personazh të quajtur “Antivirus” siç e njoftoi vet edhe në Instagram.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore