Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Zinedine Zidane në hall pas rezultateve të dobëta, këto janë dy emrat që mund ta zëvendësojnë

Zinedine Zidane në hall pas rezultateve të dobëta, këto

Zinedine Zidane është në rrezik të shkarkimit nga roli i trajnerit të Real Madridit, ndërsa mediat kanë filluar të zbulojnë emrat që mund ta pasojnë atë.

Mbretërit janë mposhtur në shtëpi nga Cadizi në La Liga, ndërsa disa ditë më vonë po ashtu si vendas u mposhtën nga Shakhtar Donetsk në Ligën e Kampionëve.

Këto dy humbje si duket kanë rënduar shumë tek drejtuesit e klubit, të cilët më nuk e shohin si të paprekshëm trajnerin francez, Zinedine Zidane.

Zidane me këto dy humbje tani e ka në rrezik punën dhe dy ndeshjet e ardhshme thuhet se janë vendimtare për ta shmangur shkarkimin.

Megjithatë, mediat spanjolle tashmë kanë filluar të zbulojnë emrat të mundshëm të trajnerëve që mund ta pasojnë francezin në Santiago Bernabeu.

Sipas gazetës AS, nëse francezi duhet të zëvendësohet, ekzistojnë dy kandidatë të qartë: Raul Gonzalez, i cili tashmë është në klub si trajneri i ekipit Castilla, dhe ish-trajner i Tottenhamit, Mauricio Pochettino.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore