Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Zidane drejt PSG, Pochettino merr ekipin anglez

Zidane drejt PSG, Pochettino merr ekipin anglez

Skuadra e mbushur me yje të Paris Saint-Germain thuhet se beson se ardhja e Zinedine Zidane është 'e afërt' - duke hapur derën për Mauricio Pochettino për t'iu bashkuar Manchester United.

Djajtë e Kuq shkarkuan Ole Gunnar Solskjaer të dielën pas një serie të mjerueshme rezultatesh dhe kanë emëruar Michael Carrick si menaxher të përkohshëm.

United kishte planifikuar të priste deri në verë për të emëruar një pasues të përhershëm, megjithatë këto plane mund të përshpejtohen me lajmet se ish-trajneri i Tottenham është i gatshëm të largohet nga Franca për në Old Trafford tani.

Zidane doli si një pretendent kryesor për këtë detyrë, por tashmë e ka informuar Unitedin se ai nuk ka interes të marrë përsipër. Ai i ka sytë vetëm drejt drejtimit të kombëtares franceze ose PSG-së.

Tani Marca pretendon se tashmë ekziston një ide në dhomën e zhveshjes së PSG-së se ardhja e Zidane është ‘e afërt’. Ata thonë se lojtarët tashmë po diskutojnë mundësinë që legjenda të zëvendësojë Pochettino në stol.

Manchester Evening News kishte raportuar më herët se argjentinasi është gati të largohet nga PSG dhe t'i bashkohet United tani.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore