Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Zgjidhja vjen nga Umtiti, Barcelona federon sulmuesin e afruar në dhjetor

Zgjidhja vjen nga Umtiti, Barcelona federon sulmuesin e afruar në dhjetor

I afruar te Barcelona në fund të vitit të kaluar, më në fund Ferran Torres mund të vihet në dispozicion të trajnerit Xavi dhe të japë kontributin e tij në fushën e lojës.

Sulmuesi spanjoll, për të cilin u paguan 55 milionë euro në arkat e Manchester City-t, nuk mund të federohej, pasi Barcelona e kishte plotësuar limitin e pagave, të vendosur nga La Liga, megjithatë zgjedhja ka ardhur pasditen e sotme nga francezi Umtiti.

Ky i fundit ka pranuar të rinovojë kontratën me katalanët, natyrisht me një pagë më të ulët se ajo që përfitonte deri tani dhe në këtë mënyrë klubi i Barcelonës ul nivelin e pagave dhe ka mundësinë të federojë Ferran Torres.

Lajmin e bëri të ditur vetë klubi katalan, ndërsa federimi i sulmuesit pritet të kompletohet në 24 orët e ardhshme, pasi fillimisht duhet depozituar në ligë kontrata e re e Samuel Umtiti dhe më pas të procedohet me atë të Ferran Torres. Mbrojtësi i rritur te Lyoni, është pjesë e Barcelonës që prej vitit 2016 dhe numëron 133 ndeshje me fanellën “blaugrana”, ndërsa me kontratën e re, vulos qëndrimin në “Camp Nou” deri në verën e 2026-ës.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore