Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Zenit fiton Kupën e Rusisë, por kapiteni e thyen sapo e merr në duar (Foto)

Zenit fiton Kupën e Rusisë, por kapiteni e thyen sapo e merr në

Një lajm i bujshëm, por edhe shumë i çuditshëm vjen nga Rusia. Pas një sezoni fantastik të cilin e mbylli plot klas, Zeniti i Shën Petersburgut e përmirësoi bilancin e trofeve në muzeun e klubit. Por për të vendosur kupën e fundit, do të ketë nevojë për meremetime.

Pasi dominoi Ligën ruse të cilën e fitoi me 15 pikë vantazh ndaj Lokomotivës së Moskës, Zeniti fitoi edhe Kupën. Skuadra e trajnerit Semak arriti të kalojë minimalisht rivalët e Khimki pas një penalltie të shënuar nga Dzyuba, por gjatë festimeve, gjërat nuk shkuan si duhet në stadiumin e finales.

Zenit fiton Kupën e Rusisë, por kapiteni e thyen sapo e merr në

Kapiteni Ivanoviç ngriti lart trofeun, por më pas serbit i ra nga duart duke e thyer. Kjo nuk e cënoi gjithsesi festën e merituar të skuadrës dominuese këtë sezon në futbollin rus.

Zenit fiton Kupën e Rusisë, por kapiteni e thyen sapo e merr në

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore