Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Zbulohet piktura murale e pabesueshme e legjendës së futbollistit anglez

Zbulohet piktura murale e pabesueshme e legjendës së futbollistit

Legjenda e Liverpool Jamie Carragher është nderuar për punën e tij bamirëse me një murale të pabesueshme në qytetin e tij të lindjes Bootle.

Fondacioni 23 i Carragher ka ndihmuar në mbledhjen e 3 milion paund për kauza në Merseyside gjatë dekadës së fundit,  dhe piktura murale shihet si një falënderim për kontributin e tyre për qytetin.

Vepra e artit, e cila u krijua nga MurWalls, paraqet Carragher të veshur me një fanellë të Everton gjatë fëmijërisë së tij së bashku me një foto të tij duke ngritur trofeun e Ligës së Kampionëve si një lojtar i Liverpool në 2005 - me mbishkrimin 'Nga Bootle në Stamboll'.

Daily Mail shkruan se ekziston gjithashtu një nderim për 96 tifozë që humbën jetën në Hillsborough, me një imazh të maskotave të Liverpool dhe Everton me numrat '9' dhe '6' në shpinë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore