Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Zbulohen prapaskenat/ Ronaldo largoi Sarrin, ja çfarë kushti i vendosi Presidentit të Juves

Zbulohen prapaskenat/ Ronaldo largoi Sarrin, ja çfarë kushti i

Largimi i menjëhershëm i Maurizio Sarrit ka një prapaskenë të fortë. Portugezi Cristiano Ronaldo ndikoi shumë në këtë vendim, pasi ishte ai që u kërkoi drejtuesve të pushonin teknikun nga puna.

35-vjeçari vendosi veton dhe ia bëri të qartë presidentit Andrea Agnelli se do të largohej në rast se qëndronte Sarri.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë nuk ka patur marrëdhënie të mira me trajnerin, madje ky i fundit nuk fitoi asnjëherë zemrën e lojtarëve.

Presidenti Andrea Agnelli ka pranuar këshillën e portugezit dhe ka pushuar italianin.

Ai nuk ishte aspak i kënaqur me paraqitjen e ekipit dhe donte të pushonte trajnerin pa mbaruar ende sezoni, por eliminimi nga Lyoni ishte goditja finale.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore